Futboll

Vedat Muriqi shënon dy gola, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

Vedat Muriqi ka shënuar golin e dytë sot për Fenerbahcen

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka të ndalur, ai ka shënuar golin e dytë sot me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë.

Ai ka realizuar dy gola për ekipin e tij në minutën e 6′ dhe 44’, po ashtu nga penalltia.

Muriqi të dy golat i shënoi nga penalltia, në minutat 6’ dhe 44’, derisa golin tjetër
e shënoi Serdar Aziz në minutën e 59’.

Pas këtyre dy golave, Muriqi është vlerësuar si më i miri i ndeshjes duke u shpërblyer me notën 7.56.

Kujtojmë se reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është vlerësuar si lojtari më i dalluar i muajit tetor, duke lënë mbrapa vetes emra shumë të njohur.

Deri tani, në këtë sezon, Muriqi ka realizuar 7 gola për Fenerbahcen. /Albinfo.ch