Kosova
Veprimtari nga Zvicra dhuron libra për shkollat në Mitrovicë
Deri më tani, Rexha në Mitrovicë ka sjell rreth 5.000 libra të fushave të ndryshme, kryesisht në gjuhën angleze, gjermane dhe franceze
Mërgimtarët në diasporë vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë në fusha të ndryshme. Mërgimtari nga Mitrovica, Bahri Rexha, i cili jeton dhe punon në Zvicër, është një bamirës i njohur.
Ai si përfaqësues Shoqatës “Dora e Vendlindjes”, ka ndihmuar në mënyra të ndryshme institucione dhe qytetarë të Mitrovicës dhe më gjerë.
Deri më tani, Rexha në Mitrovicë ka sjell rreth 5.000 libra të fushave të ndryshme, kryesisht në gjuhën angleze, gjermane dhe franceze, përcjell albinfo.ch.
Këto ditë Bahriu ka ardhur nga Zvicra në Mitrovicë për të marrë pjesë në manifestimet për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, edhe kësaj radhe nuk ka ardhur duarthatë, por si zakonisht me libra dhe ndihma të tjera.
Sot ai në Shkollën fillore “A. Z. Çajupi”, ka dhuruar 1010 libra. Drejtoresha e shkollës Melihate Meha, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës, thanë se librat janë dhurata më e mirë që ndokush mund t’ju sjellë atyre.
Mërgimtari bëri të ditur se libra do të shpërndajë edhe shkollat e Rajonit të Shalës së Bajgorës dhe në disa shkolla tjera të Komunës së Mitrovicës.
Po ashtu, ai njoftoi se po gjatë ditës së sotme do të shpërndajnë nga një pako me veshmbathje për të gjithë të strehuarit në shtëpinë e pleqve në Skenderaj dhe Gurakoc të Istogut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














