Autotech

Vero, rrjeti i ri social për të cilin po flasin të gjithë

Vero është rrjeti më i ri social që do të rivalizojë Facebookun dhe Instagramin, e për të cilin po flasin të gjithë.

Ky aplikacion po prin në dyqanet online si App Store. Ai iu mundëson përdoruesve të shpërndajnë fotografi, të shtojnë linqe dhe të rekomandojnë libra, filma apo emisione.

Nga pozita e 99-të që ishte javën e shkuar, ky aplikacion vetëm në Britani të Madhe ka dalë në pozitën e parë, transmeton Albinfo.ch.

Së fundmi, kërkesa e madhe për shkarkime ka bërë aplikacionin të bllokohet.

Vero e quan veten rrjeti social “që ju lejon të jeni vetvetja”.

Ajo u lansua më 2015 nga Ayman Hariri, një miliarder dhe djali i kryeministrit libanez Rafik Hariri.