Lajme
Vetëm edhe tri ditë kohë për koalicionet parazgjedhore
Partitve politike në Kosovë u kanë mbetur edhe tri ditë kohë për të lidhur koalicione parazgjedhore, e rrjedhimisht edhe për t’i deklaruar ato në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, si dy parti me interes të publikut për mundësinë e lidhjes së një koalicioni parazgjedhor, nuk kanë edhe shumë kohë për një gjë të tillë. Krejt çka kanë për t’u marrë vesh këto dy subjekte politike duhet t’i përfundojnë deri të premten në orën 24:00, raportojnë mediat kosovare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky është afati që e ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Deri më 30 gusht, në orën 24:00, Partitë Politike, të cilat janë të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duhet të deklarojnë se duan të marrin pjesë përmes Koalicionit në zgjedhjet e 6 tetorit. Ky është afati i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çka do të thotë se do të jenë vetëm 3 ditë në dispozicion të partive politike për të deklaruar se me kënd do të bëjnë koalicion për të garuar në këto zgjedhje”, ka thënë Elezi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë