Sport
Vetëm fitorja vlen për Shqipërinë
Kuqezinjtë do të hynë me synim vetëm për të fituar ndaj Izraelit, në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në fazën kualifikuese
Shqipëria synon vetëm fitore ndaj Izraelit dhe ky është objektivi i vetëm i kuqezinjve, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi u shpreh se skuadra do të futet në fushën e lojës për fitore dhe ky do të jetë synimi kryesor. “Do të futemi në fushën e lojës për të fituar dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë me logjikë. Roshi dhe Sadiku mund të stërviten rregullisht, por për një ndeshje me intensitet rrezikojnë edhe të dëmtohen. Megjithatë, mund të them se do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm”, deklaroi De Biasi.
Kapiteni Ansi Agolli ka thënë se duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj Izraelit. “Masat e sigurisë nuk na turbullojnë. E rëndësishme është ndeshja e sotme dhe mendimet tona janë tek kjo ndeshje. Ndeshja është kundër një skuadre mjaft cilësore, sidomos në sulm, kështu që ne duhet të jemi gati e të japim maksimumin. Të mundesh nga Spanja nuk është fundi i botës, nuk ka asnjë goditje psikologjike. Kemi bërë një përgatitje të mirë në një ambient të qetë dhe jemi gati”, u shpreh Agolli.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












