Kosova
VIDEO: Si janë arrestuar turqit në Kosovë
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga “T7” shihet momenti kur policia e ndaloi veturën në të cilën karabina ishte bashkë me gruan dhe djalin
Sot janë arrestuar gjashtë shtetas të Turqisë në Kosovë, derisa janë zbuluar detaje tjera në lidhje me këto arrestime, shkruan “gazetaexpress”.
Si çdo ditë tjetër, Jusuf Karabina, po udhëtonte për në vendin e punës, në kolegjin Mehmet Akif në Lipjan. Por ai nuk e kishte idenë se ishte nën vëzhgimin e policisë së Kosovë. Kjo veturë e policisë e ndalur jo larg vendit të punës po e priste Karabinen.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga “T7” shihet momenti kur policia e ndaloi veturën në të cilën karabina ishte bashkë me gruan dhe djalin, përcjell albinfo.ch.
Familja Karabina, siç edhe shihet në pamje, i rezistoi arrestimit. Por, policia i nxori me dhunë.
Jasemina bashkëshortja e Jusuf Karabinës, në pamundësi ta ndal vet arrestimin e burrit, kërkoi ndihmën e qytetarëve. Por, nuk ia doli. Policia e arrestoi burrin e saj.
Gruaja e të arrestuarit, Jasemina Karabina ka shpjeguar për televizionin 7 momentin e arrestimit nga vendi i ngjarjes.
Ajo ankohet për sjelljen e vrazhdë të policisë dhe dyshon se ai është kidnapuar nga shërbimi sekret Turk, MIT.
Sjelljet e tilla të policisë e kishin shqetësuar edhe djalin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Gylistanit, Talha.
Megjithatë, Talha dhe nëna e tij besonin se shteti i Kosovës nuk do t’i dorëzonte të arrestuarit, institucioneve të Turqisë.
Por, shteti i Kosovës të cilit Jasemina i besonte, ia dorëzoi shtetit turk Jusuf Karabinën dhe 5 të tjetër. Përkundër këtij aksioni të madh, aktiviteti mësimor në shkollat e Mehmet Akif në Kosovë ka vazhduar.
Drejtori i këtij institucioni, shprehet i shqetësuar me arrestimin. Nga shkollat Mehmet Akif janë arrestuar Jusuf Karabina, Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem. Bashkë me ta është arrestuar edhe kardiologu Osman Karakaya.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












