Shkurt.ch
Vit rekord për “Ryanair” dhe “Easyjet”
"Ryanair" ka transportuar gjatë vitit që shkoi 101.4 milionë udhëtarë ose 15% më shumë se një vit më parë. Ndërsa «Esyjet» 69.8 milionë
Dy kompanitë e mëdha që ofrojnë fluturime me çmime të lira (lowcoast) «Ryanair» dhe «Easyjet» kanë shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve gjatë vitit 2015.
Sipas deklarimit të vet, «Ryanair» (me seli në Irlandë) ka transportuar gjatë vitit që shkoi 101.4 milionë udhëtarë. Me këtë shifër ajo është kompania e parë që ka arritur që në transportin ndërkombëtar të kalojë shifrën prej mbi 100 milionë udhëtarësh brenda një viti kalendarik, shkruajnë mediet botërore, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa kompania britanike «Esyjet» ka arritur në shifrën prej 69.8 milionë pasagjerësh, duke e rritur për 6.9% atë në krahasim me vitin 2014.
Edhe në aspektin financiar, kompanitë e përmendura paralajmërojnë arritje rekorde.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












