Shkurt.ch
Viti 2015 në Zvicër, me çmime më të volitshme
Janë zbritur çmimet e automjeteve nga importi ndërsa shumë më të lira kanë qenë çmimet e produkteve të naftës, deri në 13.5%
Gjatë vitit që po shkon, një numër i konsiderueshëm i produkteve në Zvicër kanë mundur të blihen më lirë se një vit më parë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave çmimet kanë rënë mesatarisht për 1.4%. Si pikë referimi për këtë llogaritje është marrë muaji nëntor.
Ulje më të madhe të çmimeve, 4.4%, kanë pësuar produktet e importuara si për shembull automjetet. Madje, automjetet e përdorura kanë mundur të blihen deri 8.3% më lirë. Shumë më të lira kanë qenë çmimet e benzinës dhe të produkteve të naftës, ose 13.5%.
Një zbritje të vogël, gjithsej 0.4%, e kanë pasur edhe qiratë, por vetëm gjatë nëntorit. Ndryshe, gjatë dhjetë muajve të tjerë të vitit ato kanë shënuar një ngritje të vogël.
Zbritje kanë shënuar edhe çmimet e arazhmaneve të udhëtimit (turistike), gjegjësisht 3.3%
Nga na tjetër, mallrat e prodhuara në Zvicër nuk kanë qenë më të lira. Ndërsa janë ngritur çmimet veç tjerash të sigurimit shëndetësor, të clat përbëjnë një ngarkesë të madhe për familjet me të ardhura mesatare ne Zvicër, shkruan srf.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











