Portrete të firmave
Vjen nga Prishtina në Lozanë, “Proper pizza”, lokacioni më i ri i picave
Proper Pizza është një kompani e cila është krijuar në Kosovë që nga viti 2002 dhe ka një zinxhir pikash, rreth 35 lokacione. Pika më e re është hapur së fundi në Lozanë

Dashurinë për vendlindjen shpesh herë e lidhim me ushqimin që na shërbehet në tryezat familjare apo në restorantet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e ngado ku flitet shqip.
“Bukë e kryp e zemër”, “Çka ka me hangër?” e “T’baftë mirë”, janë shprehjet që mërgimtarëve ua mbushin shpirtin. E një lokacion i ri për të dëgjuar përshëndetje të tilla e për të shijuar ushqim të gatuar me profesionalizëm dhe me ide autonome e gjeni edhe në Zvicër. Prej kohësh kishte nisur një iniciativë për të sjellë në gastronominë zvicerane diçka të re, jo shumë tradicionale, por me koncept origjinal kosovar në gatimin, shitjen dhe shpërndarjen e picave. Bëhet fjalë për restaurant/fast food “Proper pizza”, i cili tashmë ka hapur pikën e tij më të re në Lausanne.
Proper Pizza është një kompani, e cila është krijuar në Kosovë që nga viti 2002 dhe ka një zinxhir pikash, rreth 35 lokacione, ato kryesore në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera. Ky brend është mbase i vetmi nga Kosova që ka arritur të depërtojë në gastronominë ndërkombëtare, si në Gjermani, Angli, Zelandë të Re, Qatar dhe, së fundi, edhe në Lozanë, ku është hapur në gusht të 2022-ës dhe po shihet si sensacion nga banorët, përkatësisht konsumatorët që preferojnë picat. Pronarët që tashmë janë përgjegjës në Lozanë janë autorizuar me licencën (master franchise) e këtij brendi ushqimor dhe kanë të drejtën për mbajtjen e emrit si dhe hapjen e pikave të reja kudo në Zvicër.
Mënyra e përgatitjes, duke përfshirë produktet për gatim dhe origjinalitetin në meny e kanë bërë këtë kompani njërën ndër fastfood-et më të dashura për të rinjtë si për nga korrektësia në shërbim, ashtu edhe nga veçantia në shije. Hapja e një pike të tillë në Zvicër, përkatësisht në Lozanë është parë si e nevojshme konform stilit të jetesës për shumë të rinj që për shkak të dinamikës së jetës zgjedhin ushqimet e shpejta, por gjithsesi të shijshme.
“Lozana është një qytet, të cilin e karakterizon diversiteti, në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ,gastronominë. Prandaj kemi parë perspektivë dhe kemi vendosur ta sjellim idenë e Proper pizzas edhe këtu sepse përveç që ka shumë shqiptarë, të cilët i mirëpresim si klientë, ne gjithashtu duam që njerëzit të cilët jetojnë këtu, shoqëria jonë, të shijojnë një përgatitje ndryshe të picave, e po ashtu të sjellim një atmosferë tipike kosovare”, është shprehur përgjegjësja e marketingut të proper pizza-s, Lausanne.
E pikërisht kjo, ambienti dhe lokali i kësaj picerie do t’ ju kujtojë vendlindjen, shumë të rinjve që tashmë e njohin si adresë kryesore për një drekë të shpejtë me familje apo për një darkë të vonë pas mbledhjeve e daljeve me shoqëri.
Klientët e kësaj picerie do të kenë mundësinë që ta shohin procesin e përgatitjes së picës së tyre të preferuar, pasi që ky ambient ka një kuzhinë të hapur. Proper pizza garanton kualitet të përbërësve për gatimin e picave unike, të cilat karakterizohen nga brumi i butë, sosi i domateve i prodhuar nga kjo shtëpi dhe mishi i freskët. Pastaj perimet, kërpudhat dhe djathërat e llojllojshme (duke përjashtuar mozarellën), një menu që mundëson shumë zgjedhje varësisht nga shija juaj ushqimore.
Ndër të tjera, ajo që e dallon nga përgatitja tradicionale e picës është edhe susami, produkt ky që etiketon ProperPizza-n. Margarita, katër djathërat, peperoni janë ndër të parat në meny, duke lënë një vend të veçantë dhe sugjerim për të ashtuquajturën “Picë shpije”, e cila mban emrin Proper dhe ëmbëlsirën për fund “Pizza nutella”, si risi në linjën e kësaj picerie.
Në një lokacion të përshtatshëm, përgjatë rrugës chemin de Montelly 20, në Lausanne, lokali ofron një hapësirë modeste dhe kryen shërbimet e shpejta të ushqimit të njohura si “take away”, e po ashtu klientët mund të bëjnë porosi përmes aplikacionit të famshëm për shpërndarjen e ushqimit “Uber eats” dhe në website-in e tyre.
Properpizza.lausanne e gjeni edhe në rrjetet sociale, ku mund të keni qasje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me përgjegjësit e kësaj pike si dhe të njiheni vazhdimisht me ofertat e tyre.



/Shkrim i spozorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë, sipas Financial Times Aktorja Margot Robbie, këngëtarja Beyoncé, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shqiptarja Mira Murati,...
-
VIDEO
SPEEEX lanson platformën e re që promovon Kosovën në diasporë
-
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë
-
Mynih: Organizohet simpozium shkencor për diasporën
-
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënoi Festën e Flamurit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
10 mënyra se si mund të kurseni para nëse jetoni në Cyrih Është e vetëkuptueshme që të jetosh në Cyrih është e shtrenjtë, në të vërtetë shpesh renditet...
-
Fotografi zviceran, në kërkim të fëmijëve shqiptarë, të fotografuar në vitet `90
-
10 ngjarje në Zvicër që nuk duhet t’i humbisni këtë dhjetor
-
Çfarë është “frenimi i borxhit” në Zvicër dhe si ndikon ai te banorët?
-
Hapen më shumë zona për sportet dimërore, vendet ku mund të skijoni në fundjavë