Lajme
Vjena shtrëngon masat, testi i antigjenit, i pavlefshëm
Masat e reja që pritet të zbatohen nga 1 tetori do të qëndrojnë në fuqi për një muaj, raporton albinfo.at
Nga 1 tetori kryeqyteti austriak do të shtrëngojë masat ndaj koronavirusit. Kështu ka njoftuar kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, gjatë një konference për shtyp.
Masat e reja që pritet të zbatohen nga 1 tetori do të qëndrojnë në fuqi për një muaj, raporton albinfo.at.
Rregullat e reja do të jenë këto:
Vizitorët do të lejohen të hyjnë në lokalet e gastronomisë së natës vetëm me një certifikatë 2G, që nënkupton: Duhet të jeni i vaksinuar apo i shëruar. Testi negativ i koronës në të ardhmen nuk do të jetë i vlefshëm për hyrjen në këto vende.
Punëtorët, të cilët punojnë në gastronomi të natës: (Restorante, kafeteri, diskoteka etj.) duhet të jenë të vaksinuar, apo të shëruar apo të testuar me PCR negativ; një test antigjen nuk do të jetë i vlefshëm.
Kjo rregullore do të përdoret edhe të gjitha fushat e tjera të ekonomisë, aty ku deri tash është kërkuar rregullorja 3G. Kjo vlen për të gjithë mbi moshën 12 vjeç. Fëmijët midis moshës 6 dhe 12 vjeç ende mund të hyjnë me një test negativ të antigjenit. Ndërkohë, vendet ku nuk është kërkuar asnjë rregullore si p.sh. në supermarkete apo të ngjashme, vazhdon të mbetet si më parë.
Certifikata 2G (I shëruar apo i vaksinuar) do të kërkohet gjithashtu për vendtakimet dhe eventet që do të mbledhin mbi 500 persona, pavarësisht nëse ngjarja zhvillohet brenda objektit apo diku në hapësirë, si p.sh: në stadiumet e futbollit, koncerte, teatër etj.
Tek dyqanet e shitjes me pakicë do të ketë një kërkesë të përgjithshme të maskës FFP2 për të gjithë klientët dhe punonjësit, pavarësisht cilit sektor i takojnë apo edhe nëse janë të vaksinuar.
Qëllimi i këtyre masave, sipas kryetarit të Vjenës, Michael Ludwig, është që të rrisë shkallën e vaksinimit si dhe të parandalojë rritjen e numrit të të infektuarave.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?