Lajme
Vjenë: Ekipi “Veleshta” fiton turnirin e futbollit “Talentet e Diasporës”
Turniri është vlerësuar si sukses të jashtëzakonshëm.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ka organizuar të dielën (më 15.05.2022) turnirin e futbollit “Talentet e Diasporës”, në të cilën morën pjesë 16 ekipe shqiptare. Në këtë garë futbolli triumfoi ekipi “Veleshta”, raporton albinfo.at.
“Gjatë këtij turniri kishte shumë ndeshje me cilësi jashtëzakonisht të lartë, lojtarë me përgatitje të lartë profesionale, që publiku dhe anëtarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri u kënaqën me rezultatet dhe sukseset e arritura! Triumfoi ekipi i futbollit VELESHTA, fitues!”, thuhet ndër të tjera, në një komunikatë të LSHFA-së dërguar albinfo.at.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri këtë turnir e ka vlerësuar si sukses të jashtëzakonshëm, ndërkohë ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ata që ndihmuan secili në mënyra të ndryshme, sponsorët, dhe ata që dëshiruan të marrin pjesë, por që fatkeqësisht ishin lajmëruar me vonesë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?