Shkurt.ch
“Volkswagen” zbuloi probleme të reja në 800 mijë automjete
Gjigandi gjerman i automjeteve “Volkswagen” njoftoi se “lëshimi i pashpjegueshëm” i dioksidit të karbonit është zbuluar te rreth 800 mijë makina të tjera dizelë, me vlerë rreth dy miliardë euro.
“Gjatë testimit të brendshëm, devijim i pashpjegueshëm është zbuluar në aspektin e nivelit të CO2. Bazuar në njohuritë aktuale, rreth 800 mijë automjete “Volkswagen” janë përfshirë nga ky problem”, thuhet në një deklaratë shqetësuese të “Volswagen”-it.
Kompania “Volkswagen” për disa kohë ka qenë në qendër të një skandali rreth mashtrimit me testet e gazit të dëmshëm që lëshojnë motorët dizelë në softwarët e krijuar nga automjetet e tyre.
Gjigandi më i madh në botë i automjeteve pranoi më 18 shtator se automjetet dizelë janë krijuar nga softuer ilegalë që kanë mashtruar rregullatorët në SHBA për nivelin e vërtetë të emetimit të gazrave, duke shkaktuar krizën më të madhe të biznesit në historinë e “Volswagenit”.
Tani për tani “Volkswagen”, i cili prodhon 12 lloje automjetesh të ndryshme, është në humbje ekonomike prej rreth dy miliardë eurosh.
Kompania këmbëngul se “siguria e makinave të tyre” nuk është vënë në pikëpyetje”.
Zëdhënësi i kompanisë specifikoni se ka pasur parregullsi në nivelin e emetimeve të CO2 në motorët dizelë prej 1.4 litra, 1.6 litra dhe 2 litra, modelet “VW”, “Skoda”, “Audi” dhe “Seat”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











