Të tjera

Vuçiq: Nuk nënshkruaj marrëveshje për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën.

“Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiq për gazetarët.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.