Kosova

VV dhe LDK: Stadiumi Kombëtar do të ndërtohet në periferi të Prishtinës, jo në Drenas

Është bërë e ditur se deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë gjatë bisedave në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Abdixhiu ka thënë se stadium është vendosur të ndërtohet në Bërnicë, vend ku që është në periferi të Prishtinës ku natyra dhe hapësia janë në përmasa të mëdha, dhe se ky vend është idal për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar dhe jo në Drenas.

“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku në Pressing, përcjell albinfo.ch.