Politikë

Jeton Musliu

Gazetar/Redaktor

Emri dhe Mbiemri : Jeton Musliu

Vendlindja : Skenderaj

Qyteti ku jeton në Zvicër: Skenderaj/Prishtinë

Profili:

I diplomuar për gazetari dhe komunikim masiv dhe me titullin MA. Këtë profesion e ka ushtruar që nga viti 2002, madje para diplomimit. Në fillim karrierën e nisi në radio lokale e më pas në gazetën e përditshme Epoka e Re, për të vazhduar më pas nga viti 2005 në gazetën Express. Nga viti 2010 në këtë medium kryen punën e gazetarit dhe redaktorit në rubrikën Nacionale e cila merret me çështje të ndryshme, të jetës së përditshme të njerëzve si dhe me aspekte të sigurisë dhe gjyqësisë. Për punën e bërë, ai është shpërblyer disa herë me çmime të ndryshme, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Në vitin 2009, nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka marrë çmimin si ”Gazetar i Vitit”, ndërkohë që në të njëjtin vit, është shpërblyer edhe nga UNDP, Agjencia Anti-Korrupsion dhe AGPK me çmimin e dytë për artikujt e tij kundër korrupsionit.

Link: Nga ceremonia e ndarjes se çmimit për artikuj në luftë kundër korrupsionit. http://www.akk-ks.org/?cid=1,4,198

Link: Një nga artikujt e fituar për luftë kundër korrupsionit. http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/315554/titulli/Kush-e-vrau-MensurinNga-Jeton-Musliu-ExpressKemi-bere-shtet-por-a-kemi-vertet-shtet-Kete-pyetje-ua-drejton-me-dhimbje-Sheremet-Raci-nga-Siceva-e-Klines-te-gjitheve-ne-Kosove-Sheremeti-te-merkuren-e-javes-qe-kaloi-varrosi-djalin-e-vet-Mens

Përvojat në lidhje me mërgimin/Ballkanin:

Në vitin 2010, në një program special të organizuar nga Balkan Investigative Reporting Network (BIRN), në një konkurrencë prej 149 gazetarëve nga mbarë rajoni i Ballkanit, me artikullin e tij në lidhje me martesat fiktive ndërmjet kosovarëve dhe shtetasve të huaja, ka fituar çmimin e tretë.

Link: Çmimi i tretë në konkurrencë me gazetarët e vendeve të Ballkanit. http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046951086/titulli/Te-paret-ne-Ballkan

Ky artikull që mban titullin “Kosovarët mbyllin sytë para martesave të rrejshme”, është përkthyer në të gjitha gjuhët e shteteve të Ballkanit dhe është publikuar nga media të ndryshme në vendet si Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i ZI, Serbia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria dhe Maqedonia.

Përveç kësaj, ky artikull është ripublikuar edhe nga mediat e mëdha të Gjermanisë, Austrisë e madje edhe në faqen e internetit të rrjetit televiziv arab Al-Jazeera në gjuhën angleze.

Link: Sueddeutsche Zeitung (Gjermani) http://www.sueddeutsche.de/politik/balkan-reportage-europa-per-trauschein-1.1040883

Link: Der Standard (Austria) http://www.genios-presse.de/artikel,STA,20101207,zum-schein-geschieden-zum-schein-ve,0830840650780680650820680%2095201012071925140139.html

Link: Al-Jazeera (Katar) http://aljazeera.co.uk/indepth/features/2010/11/20101128121743926156.html

Të njëjtën çështje, gazetari Musliu e ka shndërruar edhe në dokumentar të shkurtër i cili është transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) në kuadër të emisionit të njohur Jeta në Kosovë.

Link” Dokumentari i titruar në gjuhën angleze në lidhje me martesat fiktive të kosovarëve me shtetaset e huaja në Evropën perëndimore për të rregulluar dokumentet. http://vimeo.com/22553181

Integrimi/zhvillimi : sipas jush, cilat janë prioritetet?

Integrimi-jo vetëm që është mirë, por është e domosdoshme. Kjo fjalë nuk duhet të mbetet diçka e zbrazët dhe të përdoret vetëm atëherë kur zyrtarisht nevojitet, por të kthehet në praktikë. Megjithatë, integrimi për shumë të huaj, besoj se nënkupton një lloj asimilimi të gjuhës, kulturës dhe zakoneve të tyre. Në fillim mendoj se të huajve kudo që janë, në Kosovë, Zvicër apo kudo tjetër, duhet hequr kjo frikë në mënyrë që fjala Integrim të ketë kuptimin ashtu siç duhet ta ketë në të vërtetë.

Kontakti: Jeton Musliu Gazeta Express

Dardania SU 1/1,10.000 -PrishtinëKosovëTel Office: +381 (0) 38 767676Tel private: +386 (0) 49266259E-mail: [email protected], [email protected]

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriJeton Musliu
  • Prejardhja:Skenderaj-Kosovë
  • Vendi ku vepron:Skenderaj/Prishtinë
  • Profesioni:Gazetar/Redaktor

  WHO’S WHO të tjera