Shkurt.ch
Winterthuri trajnon mësuesit kundër radikalizmit islamik
Departamenti arsimor i këtij qyteti ka vendosur të angazhojë ekspertë nga jashtë që do të identifikojnë rrezikun e radikalizimit në shkolla
Qytetit Winterthur i Kantonit të Cyrihut, muajve të fundit i ka dalë zëri si “çerdhe” rekrutimi për luftëtarët e ISIS-it. Këtë epitet e ka marrë pasi që prej këtu janë nisur për në Siri, për të luftuar për “Shtetin Islamik”së paku pesë të rinj të këtushëm.
Nisur nga kjo, autoritetet e qytetit kanë marrë një sërë masash kundër kësaj dukurie. Kështu, Departamenti arsimor i këtij qyteti ka vendosur të angazhojë ekspertë nga jashtë që do të identifikojnë rrezikun e radikalizimit në shkolla.
“Me ndihmën e ekspertëve synohet t`i dilet përballë këtij fenomeni të ri shoqëror”, ka thënë për televizionin TeleZüri përgjegjësi i arsimit në këtë qytet, Stefan Fritschi. Detyrë e këtyre ekspertëve, ka thënë ai, është që të njohin me këtë përmbajtje mësuesit e të gjitha shkallëve.
Arsimtarët do të mësojnë kështu të dallojnë me kohë te nxënësit shenjat e radikalizmit. Ndër këto shenja është kur një vajzë vjen papritur në shkollë e mbuluar me shami ose kur një djalë refuzon t`ia japë mësueses dorën për t`u përshëndetur.
Trajnimet e para do të fillojnë në shtator.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












