Arnold Gjergjaj merr titullin

Arnold Gjergjaj me meçin e fundit ka bërë një rikthim të shkëlqyer në boks, duke regjistruar fitoren e 38-të të karrierës kundër Dominic Vial të shtunën. Ai arriti të mposhtë boksierin gjerman në raundin e dytë, duke siguruar kështu edhe titullin WBF Intercontinental në kategorinë e peshave të rënda.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe të gjithë sponsorët e mi që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim”, ka shkruar pas fitores vetë boksieri.

Autor i fotografive Bekim Dalipi:

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

 

 

Bajrami, fitoren ua dedikon fëmijëve me autizëm

Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami ditë më parë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampion i botës në versionin WBU.

Bajrami i cili jeton dhe vepron në Zvicër, nuk e ka harruar vendlindjen e tij, Podujevën dhe menjëherë pas triumfit ka vizituar këtë qytet. Madje, për të i është organizuar një pritje e veçantë në aeroportin e Prishtinës.

Për ta përkrahur atë, një numër i qytetarëve nga Podujeva të organizuar nga Iniciativa Vullnetare “RB” e kanë pritur Bajramin, teksa ai ka zbritur nga avioni i cili ka mbërritur nga Zvicra, shkruan “llapi.info”.

Bajrami është shprehur i befasuar me pritjen që i është bërë, derisa ishte i lumtur njëkohësisht me kulturën e treguar nga rinia dhe llapjanët në përgjithësi, përcjell albinfo.ch.

Reshat Blakqori, nga Iniciativa “RB” njëherësh edhe organizatori i kësaj pritje është shprehur se qëllimi i kësaj pritjeje ka qenë edhe sensibilizimi i qytetarëve të Kosovës për personat me autizëm. “E gjithë kjo pritje ngjashëm sikurse edhe fitorja e “Uraganit Shqiptar” u është dedikuar fëmijëve të prekur me autizëm”, deklaroi Blakqori.

Naim Fejzaj, shembull i një integrimi të suksesshëm

Ai nuk është vetëm sportist i suksesshëm, por edhe shembulli më i mirë i integrimit të suksesshëm. Ai është biri i një kosovari dhe një nëne kroate, megjithatë është intriguar shumë mirë në Zvicër.

Në Zvicër ka shumë sportistë shqiptarë të suksesshëm, që tashmë janë shumë të njohur. Njëri ndër ta është edhe mundësi Naim Fejzaj, shkruan “Blick.ch”, përcjell albinfo.ch.

Fejzaj nuk është vetëm sportist i suksesshëm, por edhe shembulli më i mirë i integrimit të suksesshëm. Ai është biri i një kosovari dhe një nëne kroate, megjithatë është intriguar shumë mirë në Zvicër.

Të shtunën në Appenzellerland, Fejzaj fitoi kundër kampionit të nëntëfishtë Beat Clopath. Rreth 20 orë pas suksesit kundër Clopath, 21-vjeçari shijoi fitoren më të madhe në karrierën e tij kundër profesionistit tjetër Nöldi Forrer.

Forrer, edhe pse i mundur nga ai, tashmë është një tifoz i Naim Fejzajt dhe ka shumë lëvdata për të. “Ai ka shumë teknikë të mirë. Unë besoj se ai do të vazhdojë me suksese”. Naim Fejzaj ka fituar edhe shumë adhurues në Zvicër, madje i kanë kushtuar edhe një këngë falënderuese.

Gjergjaj përvjel mëngët: Ngre qendrën e tij për fitnes dhe boks

 

Boksieri kosovar Arnold Gjergjaj së shpejti do të hap klubin në Pratteln, kanton Bazel në Zvicër. Kampioni i Evropës në peshën e rëndë, po mendon edhe për të ardhmen e tij, pas karrierës në boksin profesionist.

Që prej tre muajsh Arnoldi është duke punuar për hapjen e klubit të tij për fitnes dhe boks. Çdo ditë prej orës 7 të mëngjesit e deri në orën 9 të mbrëmjes, përveç të dielave, boksieri i peshave të rënda së bashku më vëllanë e tij punojnë në Hertnerstrasse në Pratteln për të realizuar ëndrrën e tij. Qendra e cila do të quhet “Arnold Boxfit4133” do të hapet më 23 janar, shkruan 20min, transmeton “albinfo.ch”.

Gjatë vizitës në vendin ku është duke u ngritur qendra, Arnoldi, “The Cobra” tregon me krenari instalimin e ngrohjes. “Këto i kam instaluar vet”, thotë ai. Gjergjaj është shkolluar për montimin e ngrohjeve, por përkushtimi i madh dhe arritjet e tij në karrierën e boksit kanë bërë që ai për një kohë të gjatë të mos e ushtrojë këtë profesion.

“Ishte kënaqësi të punoja me të”, thotë ish shefi i ti, tashmë 78 vjeçar i cili po mundohet ta ndihmojë atë. Shumë miq dhe familjarë të Arnoldit po sakrifikojnë kohën e lirë dhe pushimet e tyre për ta ndihmuar. Vëllai i tij merret me ndërtim, ndërsa dhëndrri e shtron dyshemenë e re.

Deri në hapjen e qendrës kanë mbetur edhe afro dy javë. Gjergjaj thotë se është dashur të punohet çdo gjë e re, kati i ri, muret, dushet, ngrohja, dyshemeja, izolimi dhe të gjitha të tjerat, por ai premton se gjithçka do të jetë gati, përcjell “albinfo.ch”.

Qëllimi mbetet titulli i botës

Përkundër faktit se ai që tash ka filluar të mendojë edhe për të ardhmen pas boksit, megjithatë për boksierin e 29-të më të mirë në botë, qëllimi kryesor mbetet titulli i kampionit.

“Qëllimi im është titulli i kampionit”, thotë ai. “Unë dua që edhe pas përfundimit të karrierës të qëndroj në profesionin tim dhe t`ua mësoj boksin të tjerëve”.

“Boxfit” nuk e ka për qëllim të vizitohet vetëm nga boksierët. Siç e tregon dhe vetë emri, aty ka edhe gjëra të tjera të fituesit. Dhe padyshim kjo është e mirë edhe për femrat.  “Trajnimet për femra janë gjithmonë të mirëseardhura” është shprehur Arnoldi.

Arnold Gjergjaj rikthehet në stërvitje, shumë shpejt edhe në ring

Shqiptaro-zvicerani Arnold Gjergjaj pas tre muajve është kthyer sërish në stërvitje. “Kobra” shqiptare kishte thyer dorën në meçin e fundit kundër rusit Denis Bakhatov.

„Arnold Gjergjaj nga Boxing Club Basel ka përfunduar me sukses treningun e tij të parë pas lëndimit të dorës”, shkruan në një postim në Faceebook të boksierit të njohur profesionist shqiptar nga Bazeli, përcjell albinfo.ch.
Gjergjaj kishte pësuar frakturë në rundin e katërt, duke mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, në meçin me rusin Denis Bakhtov.

Gjergjaj deri tash ka regjistruar 28 fitore radhazi në karrierën profesioniste nga po aq meçet e zhvilluara. 20 nga këto fitore Gjergjaj i ka shënuar me nokaut.

Kundërshtari i radhës pritet të jetë njëri prej boksierëve që rangohet ndër të parët në botë.

Krasniqët e suksesshëm: Si xhaxhai ashtu edhe nipi

Boksieri 16 vjeçar, Ardian Krasniqi po merr lëvdata nga të gjitha anët. Para së gjithash, edhe nga xhaxhai i tij, legjenda e boksit, Luan Krasniqi.

Klubi i boksit Rottweil ka korrur sukses të plotë në garat për kupën Schönberg, në Pfullingen. Për këtë sukses meritat i takojnë edhe Krasniqit. Jo Luanit, por nipit të tij, Ardianit, boksierit shumë të talentuar 16 vjeçar i cili fitoir në kategorinë e juniorëve kundër Kamil Bochnia me rezultat bindës 3:0.

Bochnia ka qenë edhe kampion i Gjermanisë ndërsa tash, pas humbjes nga Krasniqi, bilanci është në favor të shqiptarit.

Ka qenë një meq luftarak, të cilin Ardiani e ka dominuar tërë kohën. 16 vjeçari po korrë tashmë lëvdata nga të gjitha anët. Dhe, që është më me rëndësi, edhe nga xhaxhai i tij, legjenda e boksit gjerman, Luan Krasniqi.

“Jam i entuziazmuar se sa me zell dhe ambicie trajnon ai. Kur e mendoj se si kam boksuar unë në moshën e tij, më duhet ta them se është bukur të shohësh, se me çfarë teknike bokson ai dhe se si i lëviz këmbët”, ka thënë Luan Krasniqi duke komentuar suksesin e nipit të tij, Ardian Krasniqi.

Diana Sopjani, kampione botërore në kickbox

Dëshmitë se nuk janë vetëm meshkujt shqiptarë të suksesshëm në sportet luftarake, por edhe femrat kemi tashmë nuk janë të rralla. Më e reja na vjen nga Kreta, Greqi, ku Diana Sopjani, 15 vjeçe nga Gjermania ka fituar medaljen e artë dhe titullin e kampiones botërore në kickbox. Kjo ka ndodhur më 25 tetor.

Diana bën gara në kategorinë deri në 60 kilogramë dhe me këtë sport ka filluar të merret që prej pesë vitesh. Fillimisht ka qenë kampione në landin Baden Württemberg, pastaj është bërë kampione e Gjermanisë dhe që fundi, edhe kampione botërore.
Diana jeton me prindërit në Gjermani dhe është me prejardhje nga Lipjani i Kosovës.

Sporti që ka zgjedhur ajo, së paku tash për tash, nuk i sjell fitim. Përkundrazi. Siç shkruajnë mediet gjermane, edhe shkuarja e Dianës në Kampionatin Botëror në Kretë qe vënë në pikëpyetje pasi që asaj i mugonin të hollat për këtë gjë.
Në momentin e fundit, pasi që babai i saj bëri një apel te federata e këtij sporti në Gjermani, asaj iu siguruan mjetet për të marrë pjesë në kampionat. Prej nga natyrisht ajo nuk i zhgënjeu kolegët dhe miqtë e këij sporti, pasi u kthe me medalje të artë.

01.11.2013

Luan Krasniqi, “Kampion Botëror i Boksit për Bamirësi”

Luan Krasniqi, pas shumë luftërave të fituara gjatë karrierës së tij të gjatë aktive në ring, ka fituar mbrëmë, të shtunën, edhe luftën e tij të radhës po në ring, por kësaj here me qëllime bamirësie. Ai është stolisur me brezin e Kampionit Botëror për Bamirësi, një titull i ri, jozyrtar, pasi ka mundur në ring sfiduesin e tij, ish kampionin evropian në kickbox, Uwe Hück, 51 vjeçar. Ky i fundit i ka kërkuar Luanit revansh.

Të dy seniorët janë përgatitur një kohë të gjatë për këtë spektakël, duke i vënë vetes si qëllim grumbullimin e sam ë shumë parave për dy projekte humanitare: Luan Krasniqi në fshatrat e fëmijëve jetimë SOS (veç tjerash edhe në Kosovë) ndërsa Uwe Hück për një fondacion arsimor.

Meqin e zhvilluar të shtunën mbrëma në MHP-Arena në Ludwigsburg e ka fituar me pikë Luan Krasniqi. Janë zhvilluar tetë raunde dhe meqi ka përfunduar në orën 0.30 të pas mesnatës.

Në sallën e mbushur kanë qenë të pranishëm një numër i madh i personaliteteve prominente nga bota e sportit dhe shoubiznesit, duke i dhënë mbrëmjes një shkëlqim të veçantë,

 

17.11.2013

Durim Berisha medalja e artë e “Schaffhausen Open 2014”

Garuesi më i suksesshëm i Taekwondo-së në Kosovë, Durim Berisha ka mahnitur publikun zviceran në garën “Schaffhausen Open 2014” që u mbajt në Zvicër, duke rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë 80 kilogram. Berisha është anëtari i Reprezentacionit të Kosovës në Taekwondo.

Ndonëse i harruar nga institucionet e Kosovës, Berisha për të disten herë ka shkëlqyer nga garat ndërkombëtare të Taekwondos.

Sipas një njoftimi që lëshoi Zyra për media e Federatës së Taekwondos në Kosovë, kësaj herë Berisha e përfaqësoi Kosovën me vetëfinancim, pasi që institucionet e Kosovës nuk po e financojnë këtë sport.

Sipas FTK-së, kjo është hera e katërt brenda pesë muajve, që Berisha e justifikon me medalje pjesëmarrjen e tij në evenimentet ndërkombëtare. Kësaj here në “Schaffhausen Open 2014” të Zvicrës, në kategorinë 80 Kg, Durim Berisha, sipas FTK-së, e fitoi medaljen e artë.

“Pas kampit 3 javor stërvitor i cili u organizua nga Federata e Taekwondo-së të Kosovës në Prishtinë ai u paraqit në Zvicër. Në finale mposhti kampionin aktual të Gjermanisë Ewald Glessmann në një finale dramatike e cila përfundoj me rezultat 27:23”, thuhet në njoftim.

Sipas FTK-së, kjo është ndër sukseset më të mëdha për Federatën e Taekwondo-së të Kosovës, pasi po “dëshmohet se puna e stafit teknik të kësaj Federate po sjellë fryte të vazhdueshme, ndonëse kushtet në të cilat po punohet nuk plotësojnë as kushtet minimale për të shpresuar në rezultate të tilla”.

Janë 4 medalje ndërkombëtare në 4 muajt e fundit, thuhet në deklaratë.

Shemsi Beqiri, bartës i mazhit të kompanisë “Boxer des Rues”

Thai boksieri i njohur shqiptar i Zvicrës, Shemsi Beqiri, kampion i shumëfishtë botëror qe bërë edhe më i njohur si “Trajner personal” i Carlos-it, një të riu me prejardhje latinaomerikane, të dënuar të shumëfishtë. Si masë për risocializimin e tij, autoritetet e burgut i kishin paguar Carlos-it trajnerin personal, banesën luksoze etj. duke shkaktuar kështu kritika nga të gjitha anët.

Më vonë, pas presionit të opinionit, ky trajtim luksoz u ndërpre. Por, Shemsi Beqiri sidoqoftë ia ka parë hairin gjithë kësaj. Labeli italian i veshjeve sportive “Boxer des Rues” e ka shpallur Shemsiun bartës ë imazhit të tij dhe madje ka xhiruar një videoklip me të, gjatë ushtrimeve. Klipi i cili është xhiruar në Holandë dhe në Bazel, emetohet në faqen e facebook-ut të kompanisë në fjalë dhe në ekranet e shitoreve të saj, shkruan 20min.ch. Po ashtu shqiptari 28 vjeçar nga Kosova shihet në të gjithë katalogët e Boxeur des Rues.

Është shumë e mundur që kompanisë “Boxeur des Rues” t`i kem rënë në sy falë prezencës sime në medie, në lidhje me rastin Carlos. Por në radhë të parë ata kanë pasur potencialin tim si sportist”, thotë Beqiri. Ai i gëzohet shumë këtij sponsorimi. “Nuk kam pasur kurrë deri më tash një sponsor kaq të madh dhe interesant nga ana financiare”, thotë ai.

Shemsi Beqiri ka lidhur një kontratë trevjeçare, e cila i sjell atij një shumë gjashtëshifrore. Veç që është boksieri i parë zviceran që ka lidhur kontratë me Boxer des Rues, ai ndodhet në një shoqëri të mirë aty: Mjafton të thuhet se Mike Tyson ka qenë më parë bartës i imazhit të kompanisë së përmendur.

Ndër obligimet që dalin nga kjo kontratë është që Beqiri në veshjet e tij sportive të bartë shenjën e Boxeur des Rues.

Klinaku – Kampion i boksit në Nordrhein-Westfalen

Salla e sporteve në Köln Süd ishte arena e lufërave të vlefshme për kampionatin e Republikës  Gjermane të Nordrhein-Westfalen që u mbajt në fundjavën që shkoi. Protagonisti kryesor i një nder meçeve më të mira në këtë ditë ishte Liridon Klinaku që mbron ngjyrat e klubit të boksit ATV Selhof Bad Honnef.

Finalja në kategorinë gjysëmwelter deri në peshën 64 Kg. ndërmjet 20-vjeçarit nga Kosova dhe kundërshtarit Malke Buyyukayya, u vlerësua si meç i nivelit të lartë ku të dy boksierët nuk i dhuruan njëri tjerit asgjë dhe luftuan guximshëm deri në sekondën e fundit të meçit. Me rezultatin 3:2 sipas vlerësimit të referëve, Liridon Klinaku shpallet kampion i kësaj Republike dhe kualifikohet për Kampionatin Gjerman për seniorë por edhe për Kampionatin Gjerman të moshave U21 që mbahet në fundjavën e parë të Tetorit në Moers..

„Në këtë kategori konkurrenca ndër boksierë është shumë e madhe. Prandaj jemi shumë të lumtur që në klub kemi një talent kaq të madh si Liridoni i cili na solli këtë titull“ flasin të entuziazmuar trajnerët e tij Anke Müller dhe Eberhardt Zibart.

Por pjesëmarrja në këtë Kampionat nuk ishte edhe aq e sigurtë për Liridonin. Gjatë meçit final të Kampionatit të regjionit Mittelrhein në Maj të këtij viti, ai pëson një lëndim në kokë. Jo nga goditjet e kundërshtarit por nga litari që rrethon ringun. Mjeku i pranishëm i ndalon atij vazhdimin e meçit për shkak të lëndimit serioz. Meçi përfundoi para kohe por Federata regjionale e boksit, duke njohur talentin e tij, i dha mundësinë atij të marrë pjesë në Kampionatin e Nordrhein-Westfalenit. Besimi që ju dha atij edhe u shpagua dhe Liridoni i solli këtë titull Federatës së Mittelrheinit.

„Jam duke u përgaditur për Kampionatin U21 të Gjermanisë por nuk është e sigurtë pjesëmarrja sepse e kam një lëndim në dorë“ shpreh brengosjen e tij djaloshi nga Vushtrria i cili mirret me boks qe gjashtë vite.

„Ky kampionat mbahet në fundjavën e parë të Tetorit në Moers por edhepse është një kohë e shkurtë, shpresoj të shëroj lëndimin e të marrë pjesë“ vazhdon Liridoni i cili të sigurtë e ka pjesëmarrjen në Kampionatin Gjerman për seniorë që mbahet prej 15-21 Tetor në qytetin bavarez Straubing.

Aty Liridoni do të ketë për kundërshtarë boksierë të fortë dhe me përvojë nga gjithë Gjermania por ai nuk e fsheh optimizmin e tij për sukses në këtë turnir. „Kam fituar disa tituj per juniorë por jam optimist se edhe në kategorinë e seniorëve do të kam suksese. Për këtë qëllim stërvitem rregullisht me trajnerët e mi“ përfundon boksieri i talentuar dhe ambicioz.

liridon klinaku1

Arnold Gjergjaj: Tani dua të bëhem kampion bote

Menjëherë pas mbarimit të luftës për titullin evropian të boksit në kategorinë EBU-EE, shqiptaro-zvicerani Arnold Gjergjaj deklaroi për albinfo.ch se ëndrra e tij e radhës është të jetë numri 1 i boksit në botë.

Titullin e Kampionit Evropian ai e fitoi me K.o. në rundin e nëntë kundër boksierit Adnan Rexhovic, të shtunën në mesnatë, në palestrën sportive St. Jakob në Bazel, para më shumë se dy mijë adhuruesve të boksit, shumica prej tyre shqiptarë që brohorisnin pas çdo goditjeje që jepte boksieri me origjinë nga Gjakova, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”.

Arnold Gjergjaj u dha adhuruesve një spektakël boksi zviceran të paparë deri më tani. “Kobra” shqiptare e rrahu keq Luanin boshnjak, i cili ndonëse mori disa herë goditje të fuqishme, arrinte të këndellej e të sfidonte seriozisht Gjergjajn, 8 vjet me të ri se ai, duke e shtyrë në limitet e forcës së tij. Veçmas në rundet e pestë, të gjashtë dhe të shtatë “Kobra” tregoi shenja dobësie dhe lodhjeje që vënin në pikëpyetje synimet e tij.

Zvicra priti 100 vjet titullin e Kampionit Evropian

Të dy boksierët zhvilluan një meq të pakompromis deri në rundin e nëntë, kur 37-vjeçari Adnan Rexhovic, me një epërsi të dukshme teknike, nuk iu shmang dot goditjes së hekurt të Arnoldit, së pari me të djathtën dhe nokautin shkatërrues me të majtën. Me kaq gjyqtari mbylli luftën, duke e shpallur fitues Arnold Gjergjajn, i cili pritjet 100- vjeçare të boksit profesionist me licencë zvicerane i kurorëzon me titullin e Kampionit Evropian. Një titull ky që ka fituar vëmendjen e madhe të mediave vendëse dhe atyre nga Kosova, ndonëse siç vlerësojnë analistë të boksit, ky është vetëm një hap i vogël drejt rrugës së vështirë për titullin e Kampionit Botëror.

I pyetur nga albinfo.ch për hapin e ardhshëm pas kësaj fitoreje të rëndësishme në karrierën e tij, Gjergjaj u shpreh:

„Meqë tashmë jam Kampion Evropian, hapi im i ardhshëm është të fitoj titullin e Kampionit Botëror. Kjo është dëshira ime, unë gjithmonë kam thënë se dua të bëhem kampion bote, të jem numër 1“.

Ai është i vetëdijshëm që ky titull kërkon shumë punë dhe disiplinë, nuk është i lehtë, pasi që kundërshtarët e tjerë do të jenë shumë më të njohur në arenën e boksit profesionist. Megjithatë për “Kobrën” titulli i Kampionit Evropian EBU-EE, që ndryshe njihet si titull i rezervuar për boksierët më të mirë nga një vend evropian joanëtar i BE-së, është një vizitëkartë e rëndësishme që i hap atij rrugën për të realizuar ëndrrën e tij.

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, e porosit Arnoldin të ndryshojë radikalisht në aspektin teknik.

Me asnjë humbje dhe me 26 fitore në karrierën e boksit profesionist, ku 20 prej tyre i ka fituar me K.o. Arnold Gjergjaj është një boksier interesant nëse punon në aspektin teknik, pasi që goditjet e tij janë shumë të fuqishme, madje edhe më të fuqishme se të vetë boksierëve kampion bote, siç janë Klitschkot.

Vetë miku i tij dhe boksieri tjetër i njohur shqiptar, Nuri Seferi, e vlerëson Arnoldin si një boksier të fortë e që premton shumë nëse punon në aspektin teknik. „Për t’u ngjitur në një shkallë më lart është mirë, por ka akoma shumë punë për t’u bërë, në fakt për të konkurruar vëllezërit Klitschko ai duhet të punojë shumë. Sepse ndaj një kundërshtari si ky nuk guxon të tregosh shenja dobësie, siç i pamë mes rundit pesë e shtatë. Arnoldi ka madhësinë, ka fuqinë, por i duhet të punojë në anën teknike. Në këtë pikë ai duhet të ndryshojë radikalisht“, vlerëson boksieri shqiptar, Nuri Seferi, i cili tha se ka shumë besim në aftësitë e Arnoldit që të arrijë aty ku ai dëshiron.

Bekim Dalipi

 

Arnold Gjergjaj nderohet me çmimin e integrimit

Arnold Gjergjaj, pas shumë trofeve në ring, së fundi ka marrë edhe një trofe tëe llojit tjetër. Komuna Pratteln në kantonin Baselland, në të cilën jeton boksieri i shquar, e ka nderuar atë me çmimin për integrim. Për rezultatet e tij të jashtëzakonshme dhe për integrimin e tij shembullor, atij i është dhuruar ylli i Prattelnit (Prattler Stern).

Ky çmim jepet një herë në dy vite dhe ka vlerë monetare prej 10 mijë frangash.

Boksieri 29 vjeçar, i njohur edhe si “Kobra”, ka ardhur në Zvicër si 14 vjeçar. Në karrierën e deritashme të boksit, si profesionist Gjergjaj ka një bilanc të jashtëzakonshëm: 24 luftëra, 24 fitore, shkruan sn.ch.

Por, krahas boksit ai është dalluar me angazhimin e tij për integrim. “Si 14 vjeçar kam ardhur nga Kosova në Pratteln, pa ditur asnjë fjalë gjermanisht. Dhe sot po nderohem. Është çmimi i parë  që më është ndarë ndonjëherë këtu. Ky është një nderim i madh për mua”, ka thënë shqiptari nga Kosova.

Boksieri i cili ka ushtruar edhe me Vladimir Kliçkon, ka shtuar se po përpiqet t`i mësojë të rinjtë se me motivacion dhe me punë të rëndë mund t`i arrijnë qëllimet e tyre.