Dy motrat simpatike, blogere të suksesshme në vlogun e tyre në Itali

Steisi dhe Eleni Zylfo janë dy motra shqiptare që kanë lindur, jetojnë dhe veprojnë në Modena të Italisë, shkruan albinfo.ch.

Të dy motrat janë të bukura dhe duket se janë binjake, por në fakt, ato kanë një diferncë prej 2 vjetësh në moshë. Steisi është 13-vjeçare dhe Eleni 11 vjeç.

Prej disa kohësh atë kanë krijuar vlogun e tyre, në të cilin hedhin materiale të ndryshme, si foto, video, jetën e tyre të përditshme.

Ato në postimet e tyre kanë të grumbulluara mijëra klikime në Youtube, shkruan tutje albinfo.ch.

Ani pse kanë lindur dhe jetojnë në Itali, gjuhën shqipe e kanë kultivuar nga prindërit dhe flasin shumë rrjedhshëm.

Ato mund t’i ndiqni në kanalin e Youtybe në “Steisi Eleni Zylfo”, kanal ky, ku mund të gjeni të gjitha videot interesante të vajzave që kanë karaktere të ndryshme, qoftë për vetëdijesim, veshje, kuzhinë etj.

Eleni ka dëshirë të jetë një foto-modele dhe aktore në Itali, profesione që ka për synim në të ardhmën e saj, ndërkohë Steisi ka dëshirë të jetë moderatore në fushën e mediave, qoftë në mediat shqiptare, ashtu edhe në ato italiane.  /Albinfo.ch

 

Ardijana Krasniqi, këngëtare me të ardhme të ndritur në Suedi

Pasi shumë këngëtare shqiptare po shpërthejnë në skenën evropiane, kësaj skene mund t’i shtohet edhe një tjetër. Ardijana Krasniqi nga Maqedonia nuk arriti të fitojë festivalin ‘Melodifestivalen’, megjithatë, ka marrë kritika pozitive.

Nëse do të fitonte në këtë festival ajo do të fitonte të drejtën të përfaqësojë Suedinë në “Eurovision” këtë vit, shkruan ‘kultplus’.

Ajo u paraqit me këngën “Amare” në gjysmëfinalen e parë pa arritur të kalojë tutje, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, ajo ka marrë kritika pozitive dhe pavarësisht se nuk triumfoi në këtë festival, mund të bëhet këngëtare e njohur.

https://www.youtube.com/watch?v=cuMPu5hKER8

Tele Toni provokon në Zvicër: S’ka para, por me Ferrari

Jeton Hysaj i njohur në Zvicër si Tele Toni tash e sa kohë është bërë shumë i popullarizuar në rrjetet sociale më videot e tij ku ai përqesh seteriotipe të ndryshme që ndodhin në Zvicër por edhe raste të ndryshme që ndodhin në tek komuniteti shqiptar apo populli zviceran.

Një nga video e tij të fundit duket se ka shkaktuar provokim të madh në rrjetet sociale, saqë për këtë ka shkruar edhe gazeta fokus.de. Gazeta gjermane për Tele Tonin thotë se është një zviceran me rrënjë shqiptare. “Jetë e ndyrë në Zvicër. Nuk ka punë, nuk ka asgjë”, citon gazeta fjalët e Tele Tonit që ai i thotë në videon e tij. Por në anën tjetër komiku Hysaj gjatë xhirimit të videos shihet i ulur në një Ferrari, njofton “albinfo.ch”.

“Pension invalidor, s’ka pare. Duhet të dini si – vetëm nëse je shqiptar”, thotë ai. Sipas gazetës gjermane video ka shkaktuar provokim të madh të miqtë e tij në Facebook të cilët janë me rrënjë shqiptare. Shumica e kanë kritikuar qasjen e tij duke e quajtur qesharake dhe më përmbajtje kunder produktive.

Sido qoftë, qëllimin e tij ai e ka arritur. Tele Toni është tema kryesore e bisedave.

http://www.focus.de/panorama/welt/tele-toni-skandal-in-der-schweiz-kein-geld-aber-ferrari_id_4547679.html

Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën

Spontanisht e ka incizuar një video të shkurtë me një satirë dhe e ka postuar në faqet e tij në rrjetet sociale. Videoja është pëlqyer dhe shpërndarë aq shumë sa që ka shtyrë Bendrit Bajrën të bëjë edhe qindra video të tjera.

 

Kështu, ai është bërë personazh shumë i famshëm në Zvicër. Me tregime të shkurtëra të cilat i xhiron në video e më pas i poston në internet, 18 vjeçari shqiptar që jeton në Cyrih, aktualisht në faqen e tij ka afro 100 mijë ndjekës të cilët e kanë  shndërruar atë në një yll të gjeneratës së tij.

“Deri më tash i kam afro 100 mijë fansa që përcjellin faqen time dhe shikojnë videot e mia. Të rrallë janë ata që kanë në Zvicër kaq shumë fansa. Kjo më bën të ndjehem shumë i lumtur dhe më jep vullnet për të punuar edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Bendriti për albinfo.ch.

Ideja për të filluar me këto video, sipas tij ka filluar spontanisht, por duke e parë interesimin e miqve në rrjete sociale, ai ka vazhduar të bëjë edhe me qindra video të tjera. Satirat humoristike të djaloshit nga Gjilani janë të shkurtëra dhe përmbajnë tema nga përditshmëria e jetës në Zvicër.

“Inspirohem nga temat e përditshme, nga ato që i dëgjoj çdo ditë apo i shohim në rrethin dhe vendin ku jetojmë”, është shprehur ai, duke  shtuar se me humor është marrë që nga mosha shumë e vogël.
Faqen dhe videot e tij satirike nuk e vizitojnë vetëm shqiptarët, por njerëz nga e gjithë bota që e njohin gjuhën gjermane.
Bendriti e ka filluar këtë aktivitet vetëm për të zbavitur veten dhe miqtë e tij në internet, por tani që videot janë bërë të kërkuara ai thotë se edhe përfiton nga to.

Komiku shqiptar ka kërkesa edhe për emisione në TV apo radio zvicerane, por ai kërkon të presë momentin e duhur për t`u shfaqur sa më mirë para publikut. Në ëndrrat e tij është të realizojë një serial televiziv.