Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak

Lahaj ka portretizuar rolin e Dukës së Montuas, ndërsa së bashku me Ivan Inverandin dhe më japonezen Eri Nakumara e cila luante rolin e vajzës së tij me emrin “Gilda”, mahnitën publikun më përformacën e tyre dhe bën që në fund të marrin duartrokitje frenetike.

Kjo ngjarje është përcjell nga media të shumta austriake të cilët kanë jap vlerësime më të larta për tenorin nga Kosova.

Lahaj do të paraqitet sërish në “Haus fur Mozart” më 12 nëntor, dhe kritikët austriak lusin publikun që kjo shans mos të humbët.

‘Rigoletto’ është operë, libretoja e së cilës është shkruar nga Francesco Maria Piave bazuar në dramën ‘Le roi s’amuse’ të Victor Hugos. Premiera e operas ‘Rigoletto’ qe dhënë në teatrin ‘La Fenice’ në Venecie më 11 mars të vitit 1851 dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e Verdit.

Ramë Lahaj, i lindur në Istog, ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në drejtimin e solo-këndimit ndërsa është padiskutim zëri më i dëgjuar lirik nga Kosova në skenën operistike botërore.

Deri më tash ai ka performuar në disa prej teatrove më në zë, si: ‘Semperoper Dresden’, ‘Theatre Dortmund’, ‘National Opera de Montpellier’, ‘Opera de Lyon’, ‘Teatro Massimo di Palerm’, ‘Hamburg State Opera’ dhe ‘Royal Albert Hall – London’ dhe së fundi po lë pa frymë edhe publikun austriak.

Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, e nis vitin me 4 koncerte në Zvicër

Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, do të prezantohet me «Rigoletto» në Shtëpinë e Operës në Cyrih. Ai përgjatë këtij muaji do të prezantohet me tri koncerte. I pari do të jetë më 12 janar, për të pasuar më pas më 18 janar dhe i fundit për muajin janar do të jetë ai i datës 24.

Ndërkaq, Pirgu para audiencës zvicerane do të prezantohet edhe më 2 shkurt. Kjo do të jetë paraqitja e parë për këtë vit e tenorit me famë botërore, i cili përgjatë vitit të shkuar ka shënuar edhe një ndër sukseset më të mëdha të paraqitjeve skenike, në krah me partnerë të dëshmuar të skenës së operës ndërkombëtare, duke përfshirë Domingon. Ai gjatë vitit të kaluar është shpërblyer me çmimin «Pavarott d’Oro».

Më shumë për koncertet e Saimir Pirgut klikoni këtu:

sam3