Violinisti shqiptar Jonian Kadesha, çmimin e dytë “Mozart”

Vendimi është marrë në mbrëmjen e të premtes: fituese e çmimit të parë të garave të teta ndërkombëtare për violinë, që i kushtohen kompozitorit Leopold Mozart, (babai të Wolfganag Amdeus Mozart-it të njohur) të vlerësuar me 10 mijë euro është Maia  Cabeza nga Kanadaja.

Para kësaj, katër finalistët e mbetur pas garës në tri runde në mesin e 26 violinistëve nga e gjithë bota, kane ekzekutuar në sallën Kongres am Park, secili nga një koncert me violinë të Wolfgang Amaeus Mozart-it , të shoqëruar nga orkestra e Radios së Munihut.

Çmimi i dytë bashkë me 7500 euro ka shkuar te Jonian Ilia Kadesha, (shqiptar që jeton në Greqi). Në çmimin e tretë është vlerësuar Thomas Reif nga Gjermania ndërsa me të katërtin Young-Uk Kim nga Koreja.

Kështu ka vlerësuar juria. Mirëpo simpatia e publikut ka qenë e qartë për shqiptarin Jonian Kadesha. 40 për qind të votave nga publiku kanë shkuar për të, shkruan Die Augsburger Zeitung (DAZ).

Ndarja e çmimeve, bashkë me një koncert dhome nën drejtimin e drejtorit muzikor Dirk Kaftan do të mbahet sonte, me fillim në orën 20 në Sallën e artë të ndërtesës së Komunës në Augsburg. Ndërsa përmbylljen festive të aktivitetit do ta bëjë të dielën, më 28 prill orkestra e përbërë nga katër fituesit  në Kongres am Park, bashkë me orkestrën e radios së Munihut nën drejtimin e dirigjentit Bruno Weil.

Të dy koncertet do të transmetohen live përmes internetit.

finalisten

Të mësosh violinën te Valjeta

E lindur në vitin 1985 në Prishtinë, Valjeta ka filluar ushtrimet në violinë në moshën 9 vjeçare ndërsa nga viti 2001 e këndej ajo ka ndjekur mësimet në klasa të ndryshme të mjeshtërve të këtij instrumenti në Maqedoni, Kosovë dhe Rusi. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 Valjeta ka përfunduar studimet e larta për violinë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Ajo po ashtu ka ndjekur disa kurse në Itali para se, nga viti 2007 të vendoste të fillonte studimet në klasën e orkestrës së Ervis Gega-Dodi në Konservatoriumin e Muzikës Peter Cornelius në Mainz, të cilin do ta përfundojë në shtator 2014 me diplomën Bachelor, shkruan mainspitze.de.

Valjeta ka filluar që nga viti 2003 të marrë pjesë në orkestra të ndryshme dhe madje në një turne veror nëpër disa shtete të Evropës ka pasur edhe vendin e koncertmaestros.

Ajo u jep mësim nxënësve të të gjitha moshave shkollore. Me synimin për të ngjallur kënaqësinë e lojës në instrument, ajo bën planifikim individual të çdo ore mësimi.

Të premten, më 4 korrik, docentja e re do të bëjë një prezantim të shkurtë të asaj që ajo e praktikon me nxënësit e saj.

Valjeta Verzivolli 1