Sport

Xhaka fiton Kupën e Anglisë

Granit Xhaka me Arsenalin kanë mundur Chelsean në finalen e FA Cup me rezultat 2:1, duke e fituar trofeun e rëndësishëm në futbollin anglez dhe më të vjetrin në kontinent

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka fituar trofeun e parë prej kur është transferuar në Arsenal, shkruan albinfo.ch.

Xhaka me Arsenalin kanë mundur Chelsean në finalen e FA Cup me rezultat 2:1, duke e fituar trofeun e rëndësishëm në futbollin anglez dhe më të vjetrin në kontinent.

Granit Xhaka ka luajtur nga fillimi, dhe ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në këtë ndeshje. Xhaka ka qenë mbret në mesfushë me pasimet e sakta dhe kontributin e madh që e ka dhënë. Shkodran Mustafi nuk luajti, pasi ishte i lënduar.

Ditë më parë edhe vëllai i madh i Granitit, Taulanti fitoi Kupën e Zvicrës.