E-Diaspora
Xhaka: Ka një muaj që luaj me brinjën e thyer!
„Në fund të marsit, në ndeshjen me kombëtaren zvicerane kundër Estonisë kam thyer brinjën e gjashtë"
Granit Xhaka me skuadrën e tij aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në bundesligën gjermane. Sigurisht, në suksesin e Mönchengladbach-ut është një hise e mirë e kontributit të tij.
Megjthatë Graniti duket ta ketë paguar shtrenjtë këtë sukses. Ai tregon për mediet gjermane për problemet e tij serioze shëndetësore.
„Në fund të marsit, në ndeshjen me kombëtaren zvicerane kundër Estonisë kam thyer brinjën e gjashtë. Kjo në të vërtetë do të duhej të nënkuptonte një pauzë prej katër deri gjashtë javësh nga futbolli. Por unë po vazhdoj kështu”.
Tri ndeshjet e para pas lëndimit i kam luajtur me nje korset mbrojtës prej karboni në trup. Këtë korset e kam braktisur së fundi në ndeshjen kundër Wolfsburgut sepse më pegonte frymëmarrjen”, tregon ai për bild.de dhe shton se merr edhe medikamente kundër dhembjes.
Por, Xhaka nuk frikësohet se lëndimi i tij mund të bëhet i rrezikshëm. „Pas përfundimit ë sezonit kam mjaft kohë për shërim”, shprehet ai.
Mirëpo ndoshta edhe nuk ka gjithaq shumë kohë… Trajneri i kombetares së Zvicrës, Petkovic ka sigurisht plane me Xhakën për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, më 16 qershor në Lituani…
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














