Sport

Xhaka me Baselin, sërish kampionë të Zvicrës

Ky ishte titulli i tetë radhazi për skuadrën e Baselit, ku pjesë e rëndësishme është edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka

Baseli ka mundur Luzernin në udhëtim 2:1 dhe gjashtë javë pa përfunduar kampionati zviceran ka siguruar titullin, pasi ka 24 pikë më shumë se vendi I dytë Young Boys, shkruan albinfo.ch.

Ky ishte titulli i tetë radhazi për skuadrën e Baselit, ku pjesë e rëndësishme është edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka.

Në përgjithësi ky është titulli i 20-të për skuadrën e Baselit që po dominon në Zvicër pa problem.

Baseli pas 30 javësh ka grumbulluar 77 pikë, duke pasur 24 fitore, pesë barazime dhe një humbje.

Vitet kur Baseli fitoi titullin: 1952–53, 1966–67, 1968–69, 1969–70, 1971–72, 1972–73, 1976–77, 1979–80, 2001–02, 2003–04, 2004–05, 2007–08, 2009–10, 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016-17.