Sport

Xhoxhaj kërkon fitoren e radhës

Pas tetë fitoreve radhazi në boksin profesionist, Labinot Xhoxhaj është përgatitur maksimalisht për duelin e radhës që do ta ketë më 26 maj.

Mbrëmja gala e boksit do të mbahet në Glatthof – Villa Miami, ku do të zhvillohen 15 meçe amatore dhe katër profesioniste, shkruan albinfo.ch.

Xhoxhaj i cili vepron në Zvicër, kërkon edhe një herë mbështetjen e publikut shqiptar, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani.

Kjo mbrëmje e boksit do të jetë madhështore, pasi në ring do të dalin edhe Davide Farci dhe Egzon Maliqaj.

Gjithashtu do të ketë edhe duele në konkurrencën e femrave, andaj adhuruesit e boksit do ta mbajnë gjatë në mend këtë mbrëmje.