Sport
Ylli i përfaqësueses së Kosovës nënshkruan me ekipin gjerman
Mbrojtësi i djathtë i përfaqësueses së Kosovës, Fanol Perdedaj, largohet nga FSV Frankfurt dhe i bashkohet skuadrës tjetër gjermane të Bundesliga II, Munich 1860. Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.
Lajmin për kalimin e tij tek skuadra tjetër gjermane e konfirmon për albinfo.ch edhe babai i tij, Shtjefën Përdedaj.
“Fanoli ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me TSV 1860 Munih. Ai është vetëm 25- vjeçar dhe ende ka kohë të tregojë edhe më shumë për talentin e tij futbollistik”, thotë Përdedaj.
Sipas Shtjefnit, djali i tij, Fanoli, i cili njihet me nofkën “Gatuso”, është i gatshëm për të mbrojtur ngjyrat e përfaqësues së Kosovës në garat kualifikuese për kampionatin botëror.
Në faqen zyrtare të klubit shkruhet për karrierën e futbollistit shqiptar dhe për debutimin e tij në takimin zyrtar miqësor ndaj Haitit, ku Kosova luajti baras 0:0.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












