Lajme
Ymeri takohet me ministrin zviceran, Alain Berset
Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, i cili këto ditë po qëndron në Zvicër, ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Social-Demokrate të Zvicrës, ka takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Zvicrës, Alain Berset.
Lajmin e ka bërë të ditur Ymeri në një postim në Facebook.
“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me ç’rast e njoftuam ministrin Berset për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Biseduam edhe për marrëveshjen ende të panënshkruar për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës. Mosnënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ua pamundëson qytetarëve të Kosovës realizimin e përfitimeve të tyre pensionale nga Zvicra nëse janë kthyer të jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë kontribuar me punë e financiarisht sa kohë që kanë jetuar e punuar në Zvicër”, shkruan Ymeri në Facebook.
Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE, të cilin e ka udhëhequr Visar Ymerin, kryetar, Fatmire Kollçaku, nënkryetare dhe Faton Topalli, deputet, në Cyrih dhe mbrëm në Bernë kanë zhvilluar dy takime me bashkatdhetarë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















