Shkurt.ch
Zbulohet një pjesë e re e trupit në tru
Ky është një zbulim i rëndësishëm, i cili është bërë nga një francez: një pjesë e re e trupit të njeriut është zbuluar nga Antoine Louveau, postdoktorant në Universitetin e Virxhisë, njofton albinfo.ch. Jo, nuk kemi të bëjmë me një gjisht të ri apo një pjesë të veshit të ri, por me një pjesë të padukshme, e cila gjendët në tru: një enë limfatike, e cila ushqen trurin, ndërsa mendohej që nuk kishte asnjë enë në atë vend.
Këto enë të gjakut ishin të fshehura aq mirë sa që i kanë shpëtuar çdo disekimi anatomik të kryer nga shkencëtarët deri tani. Ky zbulim i botuar në revistën Nature ka tronditur komunitetin shkencor.
Shpresë për sëmundjet neurodegjenerative
Deri më tani shkencëtarët gjithmonë kanë pasur vështirësi të kuptojnë se si prodhohet inflamacioni në tru. Gjatë një inflamacioni të trupit molekulat patogjenike kalojnë përmes tipit të qelizave limfatike. Por, si këto qeliza pastaj hyjnë në sistemin qendror nervor? Enët limfatike mund të jenë lidhja që i mungonte shpjegimit.
Ky hulumtim gjithashtu ofron prova të reja për të kuptuar sëmundjet neurodegjenerative, të tilla si Alzheimer ose sklerozën e shumëfishtë, të cilat përfshijnë akumulim masiv të proteinave në tru.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












