Kosova
Zero tolerancë për ata që shkelin rregullat në trafik
Gjobat më të larta arrijnë deri në 500 euro
Policia e Kosovës ka ashpërsuar zbatimin e rregullave dhe toleranca ndaj atyre që shkelin rregullat tashmë është zero.
Kështu ka thënë Haxhi Krasniqi, major i Policisë së Kosovës. Ai ka treguar se me të hyrë në vitin 2018, numri i aksidenteve nuk ka qenë aq i madh.
Krasniqi ka thënë në KTV se për gjobat të cilat janë shqiptuar në rrugë, e të cilat duhej proceduar në Gjykatë, tani kjo gjë është lehtësuar sipas tij dhe mund të bëhet aty për aty, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se gjobat mbi 500 euro, duhet paguar brenda 15 ditëve çka edhe u ofron të dënuarve të paguajnë vetëm 50 për qind të saj.
Majori theksoi se mund të bëjnë edhe ankesën dhe brenda 30 ditëve do të merret vendimi. Por, në rast se gjoba nuk paguhet brenda këtyre ditëve, atëherë më vonë nuk do të kenë mundësi për zbritjen e 50 për qindëshit.
Tutje Krasniqi ka treguar se pas Vitit të Ri, ka pasur shumë ankesa për shkak të mungesës së informacioneve, por se ky vit, nuk ka shënuar ngritje të gjobave.
Ai shtoi se tejkalimi në vijë të plotë, mosrespektimi i dritës së kuqe e disa tjera, janë shkelje të rregullave të cilat mund të pasojnë edhe me marrjen e patentë shoferit për një kohë të caktuar, ndërsa mosrespektimi i dritës së kuqe do të ketë 150 euro, dënim.
Ai ka treguar se kundërvajtje ka më së shumti në Prishtinë dhe në rrethinë, ku edhe numri i gjobave është më i lartë. Gjobat më të larta arrijnë deri në 500 euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













