Integrimi
Zgjedhjet parlamentare në Zvicër 2023: Debat me kandidatët shqiptaro-zviceranë
Platforma mediale albinfo.ch (Online&Print) organizon debat të dielën, më 10 shtator 2023, nga ora 17:30

Dhjetëra politikanë shqiptarë garojnë në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 22 tetor në Zvicër. Në një debat me komunitetin shqiptar të kantonit të Cyrihut, platforma albinfo.ch do të prezantojë disa nga kandidatët shqiptarë, të cilët konkurrojnë për Parlamentin e Zvcrës në Bernë: Përparim Avdili nga Partia Liberale (FDP), Reis Luzhnica dhe Islam Alijaj nga Partia Socialdemokrate (SP).
Prej vitesh Avdili, Luzhnica dhe Alijaj janë deputetë të Kuvendit Komunal të qytetit të Zürichut.
Historia nuk shkruhet lehtë dhe pa mobilizimin politik të komunitetit shqiptar në Zvicër, nëse synojmë që zëri ynë të dëgjohet në institucionin më të lartë ligjvënës.
Elektorati i përgjumur shqiptar duhet të zgjohet dhe të fillojë menjëherë mobilizimin në nivel organizatash, po edhe seksione të veçanta nëpër parti politike zvicerane.
Zgjedhjet e tetorit 2023 përfundimisht duhet të mësojnë shqiptarët për të votuar në zgjedhjet në nivel vendi për Parlamentin e Zvicrës. Tani më ka nisur debati!
Me këtë qëllim më shtator do të debatojmë për rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit të këtushëm shqiptar në zgjedhjet zvicerane.
Debati do të mbahet nga ora 17:30, në Kraftwerk Selnau, Selnaustrasse 25, 8001 Zürich.
Një mundësi e mirë të ballafaqoheni dhe të diskutoni me kandidatët për deputet të Parlamentit të Zvicrës: Përparimi Avdili (FDP), Reis Luzhinca (SP) dhe Islam Alijaj (SP).
Në fillim të debatit, gazetari i njohur Enver Robelli do të mbajë një fjalë motivuese drejtuar komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në zgjedhjet zvicerane.
Debatit me politikanë shqiptaro-zviceranë do t’i paraparijë një debat me një panel me disa nga shqiptarët e suksesshëm të komuniteit shqiptar në shoqërinë zvicerane, si kardiokirurgu i njohur shqiptar, Prof. Dr. med. Omer Xhemali, humanistja, njëherësh kryetarja e shoqatës «Parandalo», Valdete Hoti Selimi dhe komediani Taulant Gashnjani.
Në fund të këtij aktiviteti do të ketë edhe një apero.
Debati do të transmetohet drejtpërdrejt në Livestream në Facebook, të platformës mediale Albinfo.ch (online&print).
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Shtator 2023
- Ora17:30
- LokacioniKraftwerk Selnau, Selnaustrasse 25, 8001 Zürich
- Data e përfundimit10 Shtator 2023 - 20:00
E-Diaspora
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023 22 tetori është dita e fundit kur ata që nuk kanë ushtruar të drejtën e votës...
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
-
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
-
Mbërrijnë zarfet me fletëvotime, si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
90 deputetë mbrojnë interesat në sektorin e shëndetësisë Pas njoftimit të së martës për një rritje të primeve të sigurimeve shëndetësore, mediat zvicerane i...
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Katër rregulla të reja që tashmë duhet të dini
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Kantonet zvicerane duan të mbajnë kontrollin e spitaleve