Lajme
“Zgjoi”, nga 6 prilli shfaqet edhe në kinematë e Zvicrës frankofone
Më 6 prill fillon shfaqja e filmit në kinemanë "Scala", Gjenevë, nga ora 20.00. Nga 7 prilli, filmi shfaqet në Lozanë në orën 20:00, në kinemanë "Pathé Les Galerie"

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm nëpër shumë kinema dhe festivale botërore të filmit, filmi kosovar “Zgjoi”, duke filluar nga 6 prilli do të jetë edhe në rrjetin e kinemave të Zvicrës Frankofone (perëndimore).
Siç njofton për albinfo.ch distributori i filmit “Frenetic Films” me seli në Cyrih, një ditë më parë, më 5 prill do të jepen dy premierat e para, me praninë në sallë, të regjisores, Blerta Basholli. Kjo do të jetë: Të martën më 5 prill në orën 18:00 në La-Chaux-de-Fonds (si pjesë e Festivalit Film du Sud) dhe po atë ditë, më 5 prill, por me fillim në orën 20:30 në Neuchâtel (po kështu si pjesë e Festivalit Film du Sud).
Të mërkurën, më 6 prill fillon shfaqja e filmit në Gjenevë, respektivisht në kinemanë “Scala”, me fillim nga ora 20.00. Ndërsa ditën pasuese, 7 prill, filmi do të fillojë të shfaqet edhe në Lozanë në orën 20:00, në kinemanë “Pathé Les Galeries”. Edhe në këto dy premiera, publikut do t`i drejtohet regjisorja, Blerta Basholli.
Platforma mediale albinfo.ch është partnere mediale edhe për këtë seri shfaqjesh të filmit “Zgjoi” (Hive), ashtu sikur ishte edhe për shfaqjet erealizuara në Zvicrën gjermane, në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar. Duhet thënë se në Zvicrën gjermane filmi ka pasur një shikueshmëri shumë të madhe prandaj me të drejtë pritet që ky sukses të përsëritet edhe në Zvicrën frankofone.
Subjekti i filmit është i njohur: Një grua, bashkëshorti i së cilës është zhdukur gjatë uftës së Kosovës, merr jetën në duart e veta: ajo krijon biznesin e saj për të mbajtur familjen e vet dhe për t’u dhënë punë grave të tjera në fshatin e saj… Filmi, i bazuar në një histori të vërtetë, ka fituar disa çmime në festivalin Sundance, veç shumë çmimeve në festivale të tjera.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 April 2022
- Ora21:30
- LokacioniLa-Chaux-de-Fonds
- Data e përfundimit30 March 2022 - 18:00
E-Diaspora
-
“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe...
-
Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
-
Mantelbardhët shqiptarë bëhen bashkë në “Simpoziumin II” në Bernë
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it
-
BE zgjat skemën e Roaming-ut edhe për 10 vjet të tjera
Jeta në Zvicër
-
Reagime të ashpra kundër deputetes zvicerane, ka deklaruar se “Rusia u provokua nga NATO” Ajo është shprehur se ishte "aleanca luftarake NATO" (siç e quan vetë) ajo që e kishte...
-
Ky qytet i Zvicrës ka hequr dorë tërësisht nga gazi “i Putinit”
-
Agjencia e inteligjencës: Ka prani të spiunëve rusë në Gjenevë
-
Këshilli Federal nis fushatën për rritjen e moshës së pensionit për gratë
-
Zviceranët e kënaqur që frangu është barazuar me euro