E-Diaspora

Zoti na e mori shumë heret Rinorin, Engjëllin tonë!

Sa e vështirë të gjejmë fjalët e të shkruajmë në këtë mënyrë për ty,  engjëlli ynë.

Sot u bënë 7 ditë pa ty , thonë se Zoti merr afër tij njerëzit më të mirë në botë , por për ty dhe ne jeta u tregua shumë e padrejtë që të largoi nga kjo botë në këtë moshë kaq të re.

Ende pa i mbushur 17 vite të plota të gjitha ëndrrat e tua u shuan  u shua fytyra jote me atë buzëqeshjen e ngrohtë e të sinqertë që na mbushte plot me jetë. Ti tashmë po fle e ne ende po presim që ti të zgjohesh, po të thërrasim por nuk po zgjohesh, po i flasim shpirtit tënd, po i flasim.

Ti që dhurove vetëm dashuri të embël , ti që një pjesë të zemrës na e këpute, ishe motiv, ishe inspirim, jo vetëm për ne, por për shumë njerëz. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, ende duke na i bërë fytyrat për të qeshur, sepse historitë e tua vazhdojnë të jetojnë.

Të heshtur e të menduar , që në ditët tona nuk do të na shoqërosh më , nuk mund ta shuajmë mallin dhe dhimbjen që ndjejmë për ty.

Lamtumirën tënde dot nuk e shqiptojmë.
Jemi ne që krenohemi me ty , andaj ti pusho i qetë, Rinori ynë!

Të përkujtojmë me mall dhe dashuri : Babi Fatmiri , nëna Sandra , vëllai Elodi , gjyshi Sabriu , gjyshja Rukia , xhaxhallarët Flamuri dhe Blerimi , hallat Shemsia dhe Lulejeta , si dhe gjithë familja Bunjaku nga Gjilani.