Sport
Fanellat e Shqipërisë korrin sukses të paparë në Zvicër
Gazeta frankofone «La Liberté» shkruan për suksesin e paparë që janë duke njohur fanellat e Shqipërisë në Zvicër. Albinfo.ch ju përcjell disa fragmente që tregojnë për entuziazmin e shitoreve sportive në Zvicër.
Shitësit janë unanimë: fanellat e Shqipërisë njohin një suskses të paparë. Aq shumë sa që dyqanet tashmë kanë filluar të mos kenë mjaft fanella me shqiponjën dykrenore. Duhet përmendur faktin se përzgjedhja shqiptare merr pjesë për të parën herë në kompeticionin internacional të ndërkombëtares. “Kjo përzgjedhje është fenomeni i Euro-s 2016. Entuziazmi është shumë i madh, veçanërisht në Zvicrën perëndimore, duke pasur parasysh numrin e lartë të shqiptarëve”, thotë Stéphane Seydoux, drejtues i shitjeve për Zvicrën perëndimore në Ochnser Sport.
Në Itali shitorja Macron, shumë pak e njohur nga publiku, fërkon duart. “Ky është një sukses i madh”, thotë me kënaqësi Albert Lanes, i cili ka drejtuar operacionin e Federatës shqiptare. Gjithsej 50.000 kostume janë prodhuar, nga të cilat 45% do të shiten në Shqipëri.
“Zvicra është tregu i dytë më i madh me 30% të shitjeve, kundrejt 9% për Gjermani dhe 16% për pjesën tjetër të botës. Të gjitha fanellat tashmë janë shitur gati .”
Në kantonin e Fribourg-ut, njofton albinfo.ch, rreth 4.000 banorë janë nga Kosova kundrejt 60 nga Shiqpëria. Zvicra ka pak më shumë se 100.000 kosovarë dhe 1.600 shqiptarë nga Shqipëria. “Shqipëria do të përfaqësojë 8-10% të të ardhurave në lidhje me Euro 2016 për shitoren Ochsner Sport”, thekson Stephane Seydoux. Në Zvicrën perëndimore fanellat më të shitura janë ato të Zvicrës, Shqipërisë dhe të Portugalisë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














