evente

Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët

Anija që po mbledh shqiptarët më të suksesshëm të Zvicrës është gati për të shtunën, më 8 qershor 2024

Ftoheni të shtunën, më 8 qershor, duke nisur prej orës 19.00 të „zhyteni“ në një natë gala verore plot elegancë e program të pasur artistik, nën organizimet e dëshmuara të organizatës CH-APEN.

Anija «MS Diamant», me mbi 350 vende luksoze, nis lundrimin nga Luzerni, nën përcjelljen e tingujve të zërit mahnitës të artistës Fatbardha Nikçi.

Përgjatë lundrimit ju do të zbuloni trashëgiminë e pasur ilire që shfaqet si ekspozitë në bashkëpunim me gazetarin e njohur të televisionit TOP Channel, Marin Mema.

Lunaria është një tjetër ekspozitë unike dhe e paparë që vjen në Zvicër për ju, me piktura të punuara me lule natyrale nga malet e Shqipërisë.

Programi i pasur artistik është një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim apo networking mes personaliteteve e afaristëve të suksesshëm të Zvicrës, me të cilët ju do të mund të bashkëbisedoni nën shoqërimin e tingujve të muzikës së shkëlqyer të bendit me Florent Abrashin.

Përgatituni gjithashtu edhe për një darkë të përzgjedhur që do të kënaqë çdo shije, duke përfshirë pijet freskuese, kafe, birra e verë që do të shërbehen gjatë tërë natës, e në çdo moment të kësaj eksperience unike

Rezervo biletën në: https://eventfrog.ch/chapen

Programi:

– 19:00 – 19:30 pritja e mysafirëve,

– 19:30: Mbyllja e dyerve dhe fillimi i lundrimit nën zërin mahnitës të Fatbardha Nikçit,

– 19:00 – 20:00: Aperitiv, foto dhe rrjetëzimi – Rundi I,

– 20:00: Fjalimi përshëndetës dhe hapja e gala eventit me gazetarin e njohur të RTK-së, Agron Krasniqi, aktorin e njohur, Fatmir Spahiu-Bufi dhe Dr. Fatime Imeri-Berisha,

– ⁠ Darka me tri pjata; verë, birrë, pije freskuese, ujë e kafe janë të përfshira në biletën hyrëse gjatë tërë natës,

– 20:05: Dr. Mentor Bilali flet mbi organizimet e Ch-Apen dhe mërgatën në Zvicër.

– ⁠Marin Mema me projektin e trashëgimisë ilire dhe vendosjen e shtatorëve të mbretërve ilirë në qytetet tona.

– 20:15 – 21:15: Rrjetëzimi Rundi II dhe Ekspozita e hapur e Lunarisë – fletë Olsjana Aldini,

– 21:25: Perëndimi i diellit Viznau,

– 21:15 – 00:00: Argëtim muzikor – Bendi Florent Abrashi

Kodi i veshjes: Elegant

VIDEO:


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit08 Qershor 2024
  • Ora19:00
  • Data e përfundimit8 Qershor 2024 - 0:00