Lajme
Zvicër: Konfiskimi i telefonave në shkolla, problematik
Megjithëse kantoni Vaud ka një rregull që të mos ketë telefona celularë në klasë – mësuesit thonë se dënimi i konfiskimit të tyre po bëhet shumë problematik, pasi telefoni shërben për shumë përdorime.
Disa shkolla do të marrin telefonin për 24 orë për shkeljen e parë – por koha e konfiskimit mund të jetë sa një javë për disa shkelje.
Por telefonat sot nuk janë vetëm telefona, ata janë gjithashtu karta udhëtimi të transportit publik, sisteme pagese dhe prindërit i përdorin ato për të gjurmuar fëmijët e tyre. Një tipar që ata duan dhe vlerësojnë, ndaj nuk duan që fëmijët e tyre të ndahen prej tyre, transmeton albinfo.ch.
Muajin e kaluar, një gjykatë në Fribourg mbështeti një baba, fëmijës së të cilit i ishte konfiskuar telefoni për një javë. Babai thotë se të mos komunikosh me fëmijën për një javë është e paarsyeshme.
Një gjykatës ra dakord dhe e quajti ndalimin e gjatë “të paarsyeshëm”.
Gjykata iu referua rregullave në disa kantone gjermanishtfolëse, si Cyrihu, Solothurn dhe Bazel, që thonë se telefoni mund të konfiskohet vetëm gjatë ditës së shkollës dhe për një maksimum gjysmë dite.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













