Jeta në Zvicër

Zvicër: Më shumë vozitës të veturave, se sa përdorues të transportit publik

Njerëzit që jetojnë në perëndim dhe jug të Zvicrës po e përdorin transportin publik shumë më pak se sa homologët e tyre në veri, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.

Përqindja e njerëzve që përdorin veturat dhe transportin publik në Zvicër ka qëndruar e njëjtë për dhjetë vjet.

Duke marrë në konsideratë kilometrat e përgjithshme të udhëtimit, transporti publik ka përbërë rreth 19 për qind të të gjitha udhëtimeve që nga viti 2005.

Ndërkaq, pjesën tjetër, mbi 73 për qind të udhëtimeve, janë bërë me veturë.

Sipas drejtuesve të transportit publik, deri në vitin 2040 në Zvicër do të jetojnë dhjetë milionë njerëz, dhe është e domosdoshme të arrihet një ekuilibër mes transportit publik dhe trafikut rrugor, përcjell albinfo.ch.