Lajme

Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë

Pronarët po përgatiten të ngrohin shtëpitë e tyre me dru

Çmimet e larta të naftës dhe gazit po trembin pronarët e shtëpive zvicerane dhe shumë prej tyre po përgatiten të ngrohin shtëpitë e tyre me dru, raportoi transmetuesi SRF, transmeton albinfo.ch.

Me këtë, shërbimet e pastrimit të oxhakut janë më të kërkuara se kurrë, me bizneset e rezervuara javë më parë, veçanërisht në zonat rurale, ku stufat me dru dhe vatrat e zjarrit janë më të zakonshme. Por kërkesat nga pronarët e shtëpive në qytetet më të mëdha po rriten gjithashtu, thotë kreu i Shoqatës së Oxhakpastruesve të Zvicrës, Paul Grässli.

Ai u kujton njerëzve që të kontrollojnë rregullisht vatrat dhe sobat e tyre nga profesionistë për të shmangur aksidentet. “Nëse oxhaku nuk është përdorur prej vitesh, mund të jetë i rrezikshëm, thotë ai.