Shkurt.ch
Zvicër: Rekord i emigrantëve të paligjshëm
Zona e Trupit të Gardës Kufitare – IV, e vendosur në Ticino, ka regjistruar një fluks rekord të emigrantëve të paligjshëm. Vetëm për një javë numri i tyre arriti në 1700, duke përfshirë 744 eritreanë, të cilët tani përbëjnë shumicën, thuhet në gazetën gjermanofolëse “Basler Zeitung” në numrin e saj të 28 korrikut.
Gjatë pesë muajve të parë të vitit emigrantët e paligjshëm kanë ardhur kryesisht nga Afganistani (1155), Gambia (885) dhe Nigeria (686). Por që nga fillim i korrikut janë eritreanët që morën vendin e parë, me më shumë se 2.500 veta.
Emigrantët vijnë në Zvicër kryesisht me tren dhe për këtë arsye zbulohen në stacionet e Chiasso dhe Brig. Ata shpesh i rikthejnë automatikisht ose i dorëzojnë në Itali tek autoritetet italiane, siç ka qenë rasti për 717 prej tyre në Ticino, shkruhet në deklaratën e Trupit të Gardës Kufitare.
SVP/UDC kërkon ushtrinë
Emigrantët e paligjshëm njihen automatikisht në të vërtetë si refugjatë sipas Konventës. Nëse ata paraqesin një kërkesë për azil, këta të fundit i dërgojnë pranë një qendre pritjeje të menaxhuar nga Sekretariati i Shtetit për Migrim (SEM).
Të tjerët dëbohen, por ata që udhëtojnë me dokumente të falsifikuara ose të vjedhura mund të dorëzohen tek autoritetet kantonale, në polici apo në Ministrinë Publike.
Ky fluks në kufi shkakton trazira politike. Udhëheqësi i grupit të SVP/UDC-së në Parlament dhe Këshilltari nacional, Adrian Amstutz (BE), ka kërkuar një kontroll sistematik kufitar. Ai gjithashtu kërkon që rojat kufitare “të ndihmohen nga ushtria në pikat e ndjeshme, si në Ticino, për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














