Fun
Zvicër: Roboti “Hubo” prezantohet në Davos
Në Forumin e Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës shkencëtarët koreano-jugorë sollën një robot.
Ekspertët e Institutit të Shkencave dhe Teknologjisë të Koresë së Jugut, KAIST, paraqitën në Forumin Botëror të Ekonomisë një robot humanoid.
Bëhet fjalë për robotin “Hubo” që ishte projektuar “për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë lumturinë”.
Drejtori i Qendrës për Kërkime mbi Robotin Humanoid në Institutin KAIST, Oh Jun-ho, tha se “ka objekte ku njerëzit nuk mund të hyjnë dot, sepse është tepër e rrezikshme”.
“Një shembull i tillë ishin pasojat e fatkeqësisë bërthamore të Fukushimës, – tha Jun-ho, – ku robotët e tjerë dështuan”, transmeton VoA, përcjell albinfo.ch.
“Ky në fakt është një robot humanoid”, – tha ai për Hubon, që fillimisht u prezantua rreth një vit më parë pas kërkimeve 10-vjeçare.
“Robotët humanoidë ngjajnë shumë me njerëzit, që sillen si ata dhe lëvizin si ata. Pra, nëse është e mundur, roboti mund të bëjë çdo punë që bëjnë njerëzit,”- tha Jun-ho.
Megjithatë, shton ai, ka edhe kufizime: roboti, i cili peshon 80 kilogramë, “në fakt nuk është i zgjuar”.
“Brenda tij ka një kompjuter, i cili duhet të marrë udhëzime për veprimet e tij. Sapo operatori i jep një komandë, si për shembull, merr këtë, apo atë, roboti e bën.”
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












