Shkurt.ch
Zviceranët hedhin 730 kg mbeturina për kokë banori
Rreth 15 %ë ushqimeve që hidhen në mbeturina mund të përdoreshim edhe më tutje
Zviceranët hedhin rreth 730 kilogramë bërllok në vit pe¨r kokë banori- me këtë sasi Zvicra gjendet ne kreun e listës së vendeve evropiane nga ky aspekt. Ajo që është e dhembshme këtu është e dhëna se një sasi e madhe e mbeturinave që zviceranët i hedhin ose i çojnë dëm, janë në fakt ende të përdorshme.
Rreth 15 %ë ushqimeve që hidhen në mbeturina mund të përdoreshim edhe më tutje. Shprehia për hedhjen e mbeturinave që ende janë të përdorshme shpjegohet me mirëqenien e popullatës ose standardin e lartë të popullatës, thonë në Zyrën Federale për ambientin. Prandaj atje ku ka shumë ushqim rrjedhimisht edhe hedhet dëm më shumë
Përkundër faktit se riciklimi në Zvicër është shumë i përhapur, zviceranët mbeten larg në krahasim me vendet tjera në këtë fushë. Kjo tregohet veç tjerash edhe në statistikat për mbeturinat. Kështu, në Gjermani edhe pse në krahasim me Zvicrën ka më pak hedhurina për kokë banori, gjermanët bëjnë më shumë riciklim mallrash se sa zviceranët.
Hedhja e mbeturinave prej metali përbën aktualisht një problem për Zvicrën. Kur çmimi i hekurit të vjetër është i ulët në treg, firmat që mbledhin mbeturina metali kanë më shumë mbeturina të tilla dhe, e kundërta. Ndërsa e suksesshme është treguar praktika e shisheve të riciklueshme. Falë një takse të riciklimit, shishet në Zvicër në krahasim me të tjerat grumbullohen dhe riciklohen mjaft shpesh.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











