Shkurt.ch
Zviceranët, zemërgjerë me azilkërkuesit
Shumica e zviceranëve nuk do të kundërshtonin nëse ngritet një qendër azili në komunën, madje edhe në lagjen e tyre.
Kështu tregon një studim me 1220 njerëz të anketuar, i cili është publikuar në të përjavshmen francezo-zvicerane “L’HEBDO”. Kjo tregon se më shumë se një në dy të anketuar (54.1 për qind) do të pranonin një shtëpi azili në lagjen e tyre. 20.1 për qind do të pajtoheshin plotësisht, 34 për qind “deri diku pajtohen”.
Banorët e qyteteve të mëdha duket të jenë më të hapur se pjesa tjetër për këtë çështje. Në pjesën gjermanofolëse në Zvicër gatishmëria për të jetuar së bashku me azilkërkuesit është disi më i lartë se në pjesën frëngjishtfolëse.
Megjithatë, opinionet ndryshojnë kur është fjala për të ndihmuar personalisht azilkërkuesit. Edhe pse dy të tretat e të anketuarve (67 për qind) treguan të jenë të gatshëm për të dhënë mësimet e gjuhës gjermane, gati më shumë se 62.5 për qind nuk mund të imagjinojnë për të ftuar një azilkërkues ose një aplikant për darkë.
Edhe më e vështirë kur vjen puna për të marrë një refugjat nën çatinë e tyre. Vetëm një në pesë të anketuar (19,5 për qind) janë shprehur të gatshëm. Për të akomoduar një familje të tërë janë deklaruar vetëm 12.6 për qind të të anketuarve. Përsëri, qytetarët e pjesës gjermanishtfolëse në Zvicër kanë qenë më të hapur se ata në frëngjishtfolëse.
Vetëm një e katërta e të anketuarve (26.8 për qind) besojnë se zviceranët duhet të shqetësohen për pritjen e refugjatëve. Por një shumicë e madhe (57.4 për qind) thonë se është përgjegjësi e shtetit.
Anketa është kryer mes 2 dhe 7 korrikut në Internet nga MIS.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














