Shkurt.ch
Zvicra, 1 miliard franga fitim nga organizatat sportive
Gjatë vitit 2013 në organizatat sportive kanë qenë të punësuar rreth 2150 persona, prej të cilëve 1300 vetëm në Kantonin Vaud
Organizatat e mëdha të sportit ndërkombëtar që e kanë selinë në Zvicër, i sjellin shtetit helvetik një miliard dollarë në vit. Këtë përfundim e ka nxjerrë një studim i realizuar me sponsorim të Komitetit Olimpik të Zvicrës, IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) dhe autoriteteve të kantonit Vaud, ku janë selitë e disa organizatave sportive ndërkombëtare.
Për këtë studim janë trajtuar 45 organizata sportive, 36 prej të cilave në Kantonin Vaud. Këtu bëjnë pjesë edhe d më të njohurat dhe më të fuqishmet: IOC, UEFA dhe FIFA.
Shumica e mjeteve, gjegjësisht 550 milionë franga derdhen në kantonin Vaud për faktin se këtu është selia IOC (në qytetin e Lozanës) dhe e UEFA-s (në Non), shkruan News.ch. Ndërsa vetëm në qarkun e Lozanës derdhen 250 milionë franga nga ky burim.
Sipas studimit, në Zvicër gjatë vitit 2013 në organizatat sportive kanë qenë të punësuar rreth 2150 persona, prej të cilëve 1300 vetëm në Kantonin Vaud, transmeton albinfo.ch. Të ardhurat, kontributet sociale dhe tatimet e të punësuarve që janë derdhur në periudhën 2008 – 2013 kanë qenë mesatarisht 313 milionë franga.
Studimi është publikuar një ditë para fillimit të solemniteteve me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












