Shkurt.ch
Zvicra bllokon 30 milionë të një deputeti ukrainas
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka hetuar rastin nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash ndaj deputetit ukrainas, Mykola Martynenko. Ndërkohë janë bllokuar rreth 30 milionë franga zvicerane në “llogaritë e tij sekrete”, shkruan gazeta zvicerane “Le Matin Dimanche”.
Deputeti ukrainas, Mykola Martynenko, është “i dyshuar për mitmarrje në vlerë prej disa miliona frangash zvicerane në një nga llogaritë bankare private “‘Hottinger Cie”, e cila ka filiale në Gjenevë, Cyrih dhe Bazel.
“Prokurori Federal i Zvicrës është duke hetuar në lidhje me Martynenko, një anëtar i parlamentit dhe aleat i fuqishëm i presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko dhe i afërt me kryeministrin Arsenij Jacenjuk”, shtoi artikulli në “Le Matin Dimanche”.
Prokuroria Federale filloi një hetim më 15 gusht 2013 në lidhje me dyshimet për pastrim parash dhe korrupsion. Që atëherë, pavarësisht ankesave të përfaqësuesve ligjorë të Martynenkos, rreth 30 milionë franga mbeten të bllokuara në llogaritë bankare.
“Le Matin Dimanche” thotë se kjo punë është e ndjeshme për Zvicrën, sepse hetimi do të mund të dëmtojë qeverinë e Ukrainës”, ngase autoritetet zvicerane kanë tendencë për të “luajtur rolin e ndërmjetësuesit” në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













