Lajme

Zvicra do ta mbyllë reaktorin e parë bërthamor

Më 20 dhjetor 2019, Zvicra do të mbyllë reaktorin bërthamor të Mühleberg në kantonin e Bernit

Impianti hyri në veprim në vitin 1972, duke e bërë atë stacionin e dytë më të vjetër të energjisë bërthamore të vendit pas Beznau, që filloi veprimtarinë më 1969. Stacioni i energjisë Mühleberg, i cili merr ujin e tij ftohës nga lumi Aare, fillimisht ishte planifikuar për mbyllje në vitin 2012, shkruajnë mediat zvicerane.

Më vonë u vendos në vitin 2019. Çarjet në mantelin që rrethon reaktorin dhe rritja e kostove të funksionimit do të thotë që impianti nuk është më i vlefshëm ekonomikisht, përcjell albinfo.ch. Grupet e shqetësuara për sigurinë e reaktorit po festojnë. Arsyetimi i sigurisë për kombin dhe atë fqinjët për mbylljen e këtij reaktori ka ekzistuar për një kohë të gjatë, sipas Philippe de Rougemont, një zëdhënës i grupit Sortir du nucléaire, një grup që organizoi një referendum të pasuksesshëm më 2016.

Reaktori Mühleberg tani duhet të dekompozohet. Materiali radioaktiv duhet të ftohet, përpunohet dhe hidhet i sigurt.

Organizata Sortir du nucléaire tha se do të mbajë vëmendjen e afërt me këtë proces, të cilin e konsideron një rrezik të madh.

Pas aksidentit bërthamor të vitit 2011 në Fukushima në Japoni, Këshilli Federal, ekzekutivi i Zvicrës, tha që nuk do të ndërtonte reaktorë të rinj bërthamorë dhe do të bëjë prishjen e centraleve bërthamore ekzistuese në fund të jetës së tyre operative.

Mühleberg mbuloi rreth 5% të konsumit vjetor neto të energjisë elektrike të Zvicrës prej 57.6 milionë MWh më 2018, përcjell tutje albinfo.ch.

Një pyetje e madhe ka qenë gjithmonë se si Zvicra do të përballojë pa energji elektrike bërthamore.

Konsumi i energjisë elektrike në Zvicër po bie vetëm ngadalë – ai ra 1.4% ndërmjet 2017 dhe 2018. Ndërsa shtëpitë dhe fabrikat bëhen më të efektshme elektrike, numri i veturave elektrike po rritet.

Prodhimi i një energjie më të pastër është shpresa tjetër. Sidoqoftë, përtej hidrocentralit, i cili ka kufij natyror, prodhimi tjetër i energjisë së rinovueshme është i vogël (7.2%).

Plani i energjisë i vitit 2050 i shpallur nga Këshilli Federal më 2011 pranon se mund të kërkohet rritje e prodhimit të energjisë elektrike të bazuar në karburant fosil dhe importet.