Shkurt.ch

Zvicra vazhdon përkrahjen për Maqedoninë në zhvillimin profesional

Ambasada Zvicerane në Maqedoni përmes një njoftimi ka thënë se Zvicra është e njohur  për arsimin dhe aftësimin profesional.

“Zvicra është njohur për arsimin dhe aftësimin e tij profesional. Një mësim i rëndësishëm që kemi mësuar është se ne duhet të përmirësojmë vazhdimisht sistemin e AFP-së për t’iu përshtatur ekonomisë dinamike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Shkup.

Në njoftim gjithashtu shkruhet seZvicra  do të vazhdoj të përkrahë Maqedoninë në përmirsimin e e zhvillimit professional, përcjell albinfo.ch

“Duke pasur përvojën e Zvicrës, ne kemi kënaqësinë të përkrahim Maqedoninë në përmirësimin e mëtejshëm të zhvillimit të shkathtësive profesionale “.

Ambasadori Sybille Suter gjithashtu ka nënshkruar një   Memorandum të Mirëkuptimit për një fushatë shumëpalëshe për të promovuar karrierat profesionale dhe arsimin në Maqedoni.