Shkurt.ch
Zvicra ka çmimet më të larta në Evropë
Kështu thuhet në publikimin e fundit të Eurostatit për çmimet e ushqimit dhe pijeve në Evropë.
Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përsëri Danimarka është më e shtrenjta, ndërsa vendi më i lirë është Bullgaria.
Vendet më të shtrenjta jashtë BE-së janë Malit i Zi, çmimet e të cilit janë 57 për qind nga mesatarja e BE-së, ndërsa Turqia me 61 për qind në krahasim me shtetet anëtare të BE-së.
Sipas këtij indeksi, në kontinent rrobat më të lira janë në Turqi, 63 për qind nga mesatarja në Evropë.
Automjetet dhe mjetet e tjera të transportit në Evropë janë më të shtrenjta në Danimarkë dhe çmimet e tyre janë rreth 51 për qind mbi mesataren e BE-së.
Përndryshe, ushqimi është më i shtrenjtë në Danimarkë, me çmimet madje edhe 39 për qind mbi mesataren evropiane. Alkooli në Norvegji, sipas llogaritjeve të Eurostat, është 2.39 herë më i shtrenjtë se në BE.
Brenda BE-së alkooli dhe duhani janë më të shtrenjta në Irlandë, 70 për qind mbi mesataren.
Shopingu i modës nuk është i rekomanduar në Islandë, me çmimet e veshjeve me 39 për qind mbi mesataren në BE, por me çmime shumë më të larta vijnë Norvegjia (indeksi 127), Zvicra (indeks 122) dhe Suedia (indeks 121).
Pajisjet elektronike shtëpiake, megjithatë në gjithë Evropën janë më të shtrenjta në Islandë, çmimet janë 48 për qind mbi mesataren e BE-së.
Eurostat ka llogaritur se vendi më i shtrenjtë në Evropë është Zvicra për 54 për qind mbi mesataren në BE. Pastaj vjen Norvegjia me çmime 48 për qind më të larta se mesatarja evropiane. Në mesin e shteteve anëtare të BE-së është Danimarka më e shtrenjta, ku kostoja totale është 38 për qind mbi mesataren, ndërsa Bullgaria është më e lira në BE.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














