Shkurt.ch
Zvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë të rinj
Sipas një parashikimi, deri në 134 000 punëtorë me orar të plotë do të jenë të nevojshëm për t’u kujdesur për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara.
Këtë parashikim e ka bërë Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV). Siç raporton Sonntagszeitung, kjo fuqi punëtore shtesë do të duhet të plotësohet deri më 2030.
Numri më i madh i stafit është llogaritur sipas hulumtuesve për të moshuarit. Në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetëve do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë, shkruan albinfo.ch.
Tashmë shtëpitë dhe institucionet sociale kanë vështirësi në gjetjen e stafit të përshtatshëm dhe të kualifikuar.
Mungesë të stafit do të ketë edhe në çerdhe, deri më 2030 do të duhet të dyfishohet fuqia punëtore. Konferenca e Drejtorëve të Enteve Sociale (SODK) është duke shqyrtuar mundësinë nëse emigrantët mund të zhvillohen më tutje dhe të shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në kujdesin e fëmijëve.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











