Shkurt.ch
Zvicra ka nevojë për mësues
Shkollat po mbështeten në personelin e pakualifikuar, sepse në Zvicër ka shumë pak mësues të shkolluar. Në pjesën gjermano-folëse në Zvicër është raportuar se vetëm 17 për qind e drejtorëve të shkollave janë në gjendje për të plotësuar të gjithë stafin e mësuesve. Në pjesën frëngjisht-folëse dhe Ticino situata është edhe më e pasigurt.
Këto shifra janë shqetësuese. Një sondazh me 1141 drejtorë shkollash tregon se nuk janë të gjithë mësuesit të kualifikuar që japin mësim.
Siç shkruan “Sonntagszeitung”, për shkak të mungesës së mësuesve shkollat janë mbështetur në stafin që nuk kanë shkollim të nevojshëm.
Për herë të parë shoqatat e drejtorëve gjermano-folëse në Zvicër (VSLCH), dhe frëngjisht-folëse dhe në Ticino kanë shqyrtuar situatën e punësimit në gjithë Zvicrën.
83 për qind e drejtorëve kishin punësuar edukatorë nën kualifikimin e nevojshëm.
Edhe më e pasigurt është situata në rajonin frëngjisht-folës dhe Ticino, ku vetëm 9 për qind e drejtorëve kanë gjetur mësuesit mjaft të kualifikuar.
“Drejtorët e shkollave shpesh duhet të gjejnë kompromis në plotësimin e vendeve të lira”, thotë presidenti i VSLCH, Bernard Gersh.
Sipas Beat Zemp, kryetar i shoqatës zvicerane të mësuesve, kjo gjendje ka tendenca të përkeqësohet.
Pothuajse gjysma e drejtorëve në pjesën gjermane, thuhet në studim, se kanë vështirësi në plotësimin e vendeve për mësimdhënës të specializuar nga klasa e 3-të deri në klasën e 6-të.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












