Shkurt.ch
Zvicra, lider për produkte bio në botë
Produktet organike janë duke u bërë gjithnjë e më të kërkuara në Zvicër. Vitin e kaluar numri i fermave organike është rritur ndjeshëm. Ndërkohë që asnjë vend për kokë banori në mbarë botën nuk investon më shumë para për produktet organike sesa në Zvicër. Vitin e kaluar 378 biznese janë regjistruar me “Bio Suisse” që […]
Produktet organike janë duke u bërë gjithnjë e më të kërkuara në Zvicër. Vitin e kaluar numri i fermave organike është rritur ndjeshëm. Ndërkohë që asnjë vend për kokë banori në mbarë botën nuk investon më shumë para për produktet organike sesa në Zvicër.
Vitin e kaluar 378 biznese janë regjistruar me “Bio Suisse” që nuk mbahet mend që prej viteve ’90. Një total prej 6144 prodhuesish janë duke punuar sipas udhëzimeve të “Bio Suisse”, njoftoi organizata për bujqësi organike, përcjell albinfo.ch.
Shitjet e produkteve organike u rriten me 7.8 për qind në 2.505 miliardë franga zvicerane, duke arritur në 8.4 për qind pjesën e saj më të lartë të tregut. Në Zvicrën perëndimore shitja është rritur mbi mesataren.
Produktet organike më të shitura gjatë viti 2016 ishin vezët, perimet e freskëta dhe bukët, të cilat përbëjnë një pjesë tregu prej mbi 20 për qind. Sipas “Bio Suisse”, prodhimi është më i lartë për kokë banori në mbarë botën. Gjysma e konsumatorëve blejnë çdo ditë ose disa herë në javë produkte organike.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana













