Lajme
Zvicra miraton regjistrin kombëtar për borxhet, synohet luftimi i abuzimeve
Sistemi i ri do të centralizojë të dhënat e përmbarimit për të parandaluar shmangien e borxheve nga zhvendosja e personave
Zvicra do të krijojë një regjistër kombëtar për përmbarimin e borxheve, pas miratimit unanim të Këshillit të Shteteve, pas vendimit të mëhershëm të Këshillit Kombëtar, përcjell albinfo.ch.
Sistemi i ri synon të centralizojë të dhënat në nivel kombëtar, me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe parandalimin e abuzimeve, sidomos nga personat që ndryshojnë vendbanim për t’iu shmangur detyrimeve financiare.
Aktualisht, në Zvicër ekzistojnë mbi 340 zyra të përmbarimit të borxheve, ku secila mban regjistrat e saj në nivel lokal, duke bërë që informacioni të jetë i fragmentuar sipas distrikteve.
Me reformën e re, të gjitha të dhënat do të unifikohen në një sistem të vetëm kombëtar, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në menaxhimin e borxheve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit
Jeta në Zvicër
-
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” "Para OKB-së nga Sheshi i kombeve, (të enjten, më 11 qershor, me fillim në orën 18.00)... -
Rriten krimet e dhunshme në Zvicër, ekspertët flasin për shkaqet -
Gjeneva forcon kufirin me Francën, vendosen blloqe betoni në pikat kufitare -
Pritje deri në dy orë në aeroportet e Zvicrës për udhëtarët nga SHBA dhe Britania -
Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë Zvicrën, rrezikohet zhvendosja e kampit stërvitor











