Shkurt.ch
Zvicra ndalon shitjen e makinave VW të manipuluara
ASTRA konsideron se në Zvicër mund të ketë rreth 180 mijë vetura që potencialisht janë të prekura
Skandali i madh me veturat e Volkswagenit ka prekur edhe Zvicrën. Kështu, autoritetet kompetente federale kanë marrë vendim dje që përkohësisht veturat e caktuara të markës VW të mos lejohet të shiten në Zvicër.
Duke marrë një masë të tillë, Zyra Federale e rrugëve (ASTRA) parandalon që në qarkullimin rrugor të Zvicrës të lejohet hyrja e makinave të tjera që potencialisht mund të kenë problemin tashmë të njohur, manipulimin me emetimin e gazit. Por, ndalesa nuk vlen për makinat që tashmë kanë hyrë në qarkullim, njofton ASTRA, që domethënë se ato mund të vazhdojnë qarkullimin.
ASTRA konsideron se në Zvicër mund të ketë rreth 180 mijë vetura që potencialisht janë të prekura nga problemi i përmendur- është fjala për modelet e koncernit Volkswagen të markave Audi, Seat, Skoda dhe Volkswagen të viteve të prodhimit 2009 deri 2014 të cilat janë të pajisura me motorët dizel 1.2TDI, 1.6TDI dhe 2.oTDI. nuk janë të prekur motorët EURO6 të prdhimit aktual.
Si hap të radhës ASTRA pritet të sqarojë konkretisht nëse makinat janë të manipuluara dhe nëse po, për cilat tipe është fjala.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













